Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DERËBÁRDHË mb. 1. Që është a që qoftë i lumtur e i gëzuar së bashku me njerëzit e shtëpisë; kund. derëzi, derëzezë. Baba derëbardhë. - Qofsh derëbardhë! (ur.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Mos u mendo shumë, o derëbardhë! - Ç’erdhe kaq shpejt, moj derëbardhë!
DERËBABASHQÍMUR mb., bised. Derëbabëshuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERËBÁB/Ë,~A f., bised. Shtëpia e prindërve, dera e babait (për gratë e martuara). E la derëbabën u martua, shkoi nuse. Shkoi në derëbabë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERËBABËSHÚAR mb., bised. Që nuk i ka mbetur njeri i gjallë në shtëpinë e prindërve, që i është shuar dera e babait (për gruan e martuar); derëbabashqimur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë