Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Largoj nga një vend persona të dyshuar ose të akuzuar për krim, duke i dërguar në vendet e tyre të origjinës ose në vende të tjera të caktuara; dorëzoj tek autoritetet e një vendi tjetër; dëboj nga vendi etj., përzë.
✱Sin.: dëboj, largoj, dërgoj, dorëzoj, përzë, heq, përjashtoj, zboj.
DEPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur deportoj dikë; dorëzim i dikujt tek autoritetet e një shteti tjetër; dëbim. Deportimi i emigrantëve të paligjshëm. Procedurat dhe rregulla…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEPORT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DEPORTÓJ. Emigrantët u deportuan nga autoritetet.✱Sin.: dëbohem, largohem, dërgohem, dorëzohem, përzihem, hiqem, përjashtohem, zbohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEPORTÚAR (i, e) mb. Që u dorëzohet autoriteteve të një vendi tjetër për shkak të shkeljeve të ligjit ose të rregullave të emigracionit; i dëbuar, i larguar. Persona të deportuar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DEPORTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Person i dyshuar ose i akuzuar për krim, që u dorëzohet autoriteteve të një vendi tjetër, ku mëtohet se është bërë krimi; i dëbuari. Të deportua…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEPORTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Grua a vajzë e dyshuar ose e akuzuar për krim, që i dorëzohet autoriteteve të një vendi tjetër, ku mëtohet se është bërë krimi; e dëbuara. Ishi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë