Fjalori
DENONCIM

DENONCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur denoncoj dikë a diçka; njoftim i organeve përkatëse për veprimtarinë e kundërligjshmedikujt ose për diçkakam gjetur, që kam zbuluar etj.; kallëzim. Denoncimi i krimit (i keqbërësve). Denoncimi i mallrave kondrabandë. Bëri denoncimin e vrasësit.
2. dipl. Shpallje si të pavlerë e të pafuqi e një traktati, e një marrëveshjeje etj. me një shtet a me disa shtete; njoftim botërisht i qëndrimit kundër një vendimi a një veprimidikujt; hedhje poshtë a dënim botërisht. Denoncimi i traktatit (i marrëveshjes). E bëri publik denoncimin e këtij akti.
Sin.: kallëzim, paditje, njoftim, shpallje, dënim, shfuqizim.


Rezultate të ngjashme

►DENONC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DENONCÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DENONC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Njoftoj organet përkatëse për veprimtarinë e kundërligjshme të dikujt ose për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar etj. Denoncoi vjedhësit. Denonc…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DENONCÚAR (i, e) mb. 1. I kallëzuar në organet përkatëse. Krim i denoncuar. Person i denoncuar.2. Që është shpallur si i pavlefshëm e i pafuqi (një marrëveshje, një traktat etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

DENONCÚES,~E mb. 1. Që denoncon a që bën një denoncim; kallëzues. Njoftim denoncues. Telefonatë denoncuese.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Denoncuesit e krimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.