Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DENG ndajf., bised. 1. Plot e përplot, buzë më buzë, dengëza. E mbushi deng. E ngarkoi (kalin) deng. U kthyen deng nga fusha. E ka shtëpinë deng.
2. Baras, barabar. Jam deng me të. Vijnë deng janë të barabartë, janë njësoj. S’e ka deng nuk është barabar me të, nuk është i denjë për të.
✱Sin.: plot, përplot, dengëza, baras, barabar, grumbull.
DÉN/G,~GU m. sh. DÉNGJE, DÉNGJET 1. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka. Deng me oriz (me sheqer, me miell). Mbush (zbraz) dengun. Ra si deng ra menjëherë e me forcë përdhe, ra si thes. Mos rri mbi dengun e barutit. (fj. u.).
2. Rroba, mallra a plaçka të mbështjella e të lidhura bashkë si thes për t’i mbartur nga një vend në tjetrin; bar, kashtë, duhan, pambuk etj., i ngjeshur në trajtë kubi e i lidhur me tel etj. Deng i madh (i vogël, i rëndë, i lehtë). Një deng me rroba (me batanije, me letër). Deng duhani (pambuku, sane). Lidhësi i dengjeve. Lidh (qep) dengun. I bëri deng plaçkat a) i mbështolli e i lidhi plaçkat; b) fig. u bë gati për t'u nisur. U ul mbi një deng. S'bëhet deng me rrush (s’bëhet rrushi deng). (fj. u.).
3. fig. Shumicë e madhe. Ka një deng (me) halle. Kishte një deng (me) të meta. Kishin një deng (me) taksa.
✱Sin.: dengavare, vandak, tëlandër, varricë, tumbë.
♦ Deng pa markë 1. Njeri i braktisur krejt, që nuk kujdesen më për të. 2. Njeri pa personalitet, pa asnjë cilësi dalluese. Gjeti dengu dengun keq. shih gjeti tenxhereja kapakun keq. I ka lidhur (i ka mbledhur) dengjet (dikush) i ka rregulluar mirë punët e veta, e ka vënë çdo gjë në rregull; e ka (i ka punët) në vijë.
DËNG [DËNGË] ndajf., bised. Plot e përplot, sa s’nxë më, sa s’mban më. E kishte mbushur trastën dëng. I kishin dyqanet dëng. Rrugët ishin dëng me njerëz. E ngarkoi karrocën dëng. Ishte mbushur dëngë me njerëz. Pemët ishin dëng me kokrra. Lumi u mbush dëngë. Barku dëng, këmba vrëng. (fj. u.). Kur ke xhepin dëng, di e flet me mend. (fj. u.).
DENGLÁN,~E mb. Që shet dëngla; dënglamadh. Njeri denglan.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që mburr tepër veten, që shet dëngla; dënglamadh; mburravec.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua a vajzë që e mburr shumë veten, që shet dëngla; dënglamadhe; mburravece.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGLÁT vep., ~A, ~UR kal. Shes dëngla; flas kot; llomotis.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGLLÍM,~I m. Veprimi kur denglloj; tundje e përplasje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Tund e përplas dikë. E denglloi mirë e mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj deng (barin, kashtën etj.). E dengosi barin e korrur.2. fig. I jap të hajë shumë; e barkos, e dend.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DENGÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet deng (bari, kashta etj.). U dengos kashta për dimër.2. fig., vetv., Ha jashtë mase; ha e pi sa fryhem; dendem me të ngrën…
Shfaq përkufizimin e plotë →DENGÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur dengos diçka. Dengosja e barit.2. fig. Gjendja kur dengosem me të ngrëna e me të pira.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉNGËZA ndajf. 1. Deng. Mbush dengëza. E ngarkoi dengëza.2. Barabar. Vinin dengëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë