Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÉNDUR ndajf. 1. Me pjesët përbërëse a njësitë (fijet, bimët, shkronjat etj.) shumë afër njëra tjetrës; dendurazi, shpesh; kund. rrallë. E mbjellin dendur. I vendosën dendur.
2. Shumë herë njëra pas tjetrës, me ndërprerje të shkurtra dhe shpeshherë; shpesh; kund. rrallë. Vjen dendur. Shihemi dendur. Ndodh dendur. Përdoret dendur.
DÉNDUR (i, e) mb. 1. Që përbëhet nga fije a grimca të shumta e të shpeshta; që i ka pjesët ose njësitë përbërëse shumë afër njëra me tjetrën; i shpeshtë; kund. i rrallë. Lesh i dendur. Mjekër e dendur. Bar i dendur. Grurë (misër) i dendur. Krehër i dendur. Sitë e dendur. Pëlhurë e dendur. Punim i dendur. Shkrim i dendur. Shi (breshër) i dendur. Dëborë e dendur. Pyll i dendur. Popullsi e dendur.
2. zakon. sh. Që ndodhen shumë afër njëri-tjetrit (për sende të njëllojta); i shpeshtë; kund. i rrallë. Fije (vrima, vija) të dendura. Flokë të dendur. Bimë të dendura. Rreshta të dendur. Shtëpi të dendura. Qytete (fshatra) të dendura. Rrugë të dendura.
3. Që ka dendësi të madhe e përshkohet me vështirësi nga drita, i ngjeshur. Re të dendura. Mjegull e dendur. Tym (pluhur) i dendur.
4. Që bëhet me ndërprerje shumë të shkurtra dhe shpesh, që ndodh shpesh, që përsëritet shumë herë, i shpeshtë; kund. i rrallë. Vizita (takime) të dendura. Sulme të dendura. Zjarr i dendur. Rrahje të dendura të zemrës. Pyetje të dendura. Letërkëmbim i dendur. Përdorim i dendur.
5. fig. Që bëhet me veprime të njëpasnjëshme, në mënyrë të përqendruar e pa ndërprerje, i gjallë. Breshëri e dendur plumbash. Veprimtari e dendur.
✱Sin.: i shpeshtë, i plotë, i ngjeshur, i trashë, i rrasët, i gjallë.
DEND vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes, një arkë etj. plot me diçka duke e ngjeshur fort këtë, e mbush sa nuk nxë më. Dend kashtën. E dendi thesin.
2. bised. Fut dikë a diçka brenda me forcë; rras. E dendi në qilar (në hambar). E dendën brenda (fig., bised.) e burgosën. E dendën në burg.
3. bised. I jap dikujt të hajë me tepri, e ngop mirë e mirë, e zhdëp me të ngrëna, ia bëj barkun hambar. E dendi me mish (me pilaf, me fiq). E dendi mirë. Kur u dend, u përmend. (fj. u.).
4. fig., bised., keq. I bëj dikujt shumë premtime që nuk i plotësoj, i them fjalë të tepërta etj.; e ngop me gënjeshtra. Na dendi me fjalë (me gjepura).
5. fig., bised., keq. E rrah fort dikë, e zhdëp në dru, ia baj kurrizin më të butë se barkun. E dendi në dru.
✱Sin.: rras, thuk, cit, ngop, ngjesh, mbufat, mbath, urgus, mullos, fryj, ënjt, zhdëp, shemb, shqep, zhulat, palloj, dendësoj.
DÉNDURAZI ndajf. Dendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DENDURÍ,~A f. 1. Të qenët shumë afër njëri-tjetrit, të qenët i dendur; dendësi; kund. rrallësi. Denduria e pemëve (e pyllit). Denduria e reshjeve.2. Të përsëriturit shpesh, shpesht…
Shfaq përkufizimin e plotë →DENDURIMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT fiz. Aparat i posaçëm që mat dendurinë e lëkundjeve të një trupi, të luhatjeve të rrymës elektrike etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë