Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►DÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Ngopem mirë e mirë, shembem duke ngrënë, zhdëpem, e bëj barkun spathi. U dend me ëmbëlsira (me fasule, me rrush). Hëngri e piu sa u dend.
2. vetv. Ngopem mirë me gjumë; fle shumë, më ngopet syri me gjumë. U dend me gjumë.
3. vetv. Fryhem nga të qarët, lahem me lot. Qau sa u dend.
4. vetv. Futem duke u ngjeshur bashkë me të tjerë në një vend të mbyllur a të rrethuar, rrasem. U dendën në autobus. U dendën dhentë në vathë.
5. vetv., vet. v. III Dendësohet. U dend mjegulla.
6. pës., vet. v. III e DEND5.
✱Sin.: rraset, thuket, citet, ngopem, zhdëpem, fryhem, ngjishem, ënjtem, shembem, shqepem, rrasem, rrafshohem, zhulatem, citem, ngopem, dendësohet, rrihem.
DEND vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjesh mirë e mirë diçka (barin, pambukun etj.); e mbush një thes, një arkë etj. plot me diçka duke e ngjeshur fort këtë, e mbush sa nuk nxë më. Dend kashtën. E dendi thesin.
2. bised. Fut dikë a diçka brenda me forcë; rras. E dendi në qilar (në hambar). E dendën brenda (fig., bised.) e burgosën. E dendën në burg.
3. bised. I jap dikujt të hajë me tepri, e ngop mirë e mirë, e zhdëp me të ngrëna, ia bëj barkun hambar. E dendi me mish (me pilaf, me fiq). E dendi mirë. Kur u dend, u përmend. (fj. u.).
4. fig., bised., keq. I bëj dikujt shumë premtime që nuk i plotësoj, i them fjalë të tepërta etj.; e ngop me gënjeshtra. Na dendi me fjalë (me gjepura).
5. fig., bised., keq. E rrah fort dikë, e zhdëp në dru, ia baj kurrizin më të butë se barkun. E dendi në dru.
✱Sin.: rras, thuk, cit, ngop, ngjesh, mbufat, mbath, urgus, mullos, fryj, ënjt, zhdëp, shemb, shqep, zhulat, palloj, dendësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë