Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEMONSTRÚAR (i, e) mb. I treguar; i vërtetuar; i provuar. Eksperiment i demonstruar. Problem i demonstruar.
DEMONSTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj një veprim me qëllim që t’i tërheq vëmendjen dikujt për vetitë a aftësitë e mia fizike etj.; bëj diçka në sy të të tjerëve për t’u dukur; tregoj diçka para të tjerëve, paraqit. Demonstruan forcën (shkathtësinë, aftësinë, bukurinë). Demonstroi ushtrimet.
2. kal. Konkretizoj mësimin me mjete që shihen për ta bërë atë më të gjallë, më të qartë a më të kuptueshëm. Demonstron mësimin. Demonstroi me mjete të posaçme.
3. usht., kal., Bëj manovra ushtarake për t’i treguar kundërshtarit forcën e për ta frikësuar ose për ta mashtruar. Demonstrojnë forcën ushtarake.
4. mat., kal., Vërtetoj; provoj.
5. jokal. Dal në demonstratë, bëj demonstratë. Demonstruan nëpër rrugë. Demonstruan kundër rritjes së taksave.
✱Sin.: tregoj, paraqit, konkretizoj, vërtetoj, provoj.
DEMONSTRATÍV,~E mb. 1. libr. Që bëhet me qëllim të caktuar për t’i tërhequr vëmendjen dikujt; që bëhet sa për t’u dukur, që është a që shërben si demonstrim. Zhurmë demonstrative. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRATIVÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë demonstrative; sa për demonstrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRAT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Manifestim për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore a për të kundërshtuar diçka etj. Demonstratë studentore. Demonstratë pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur demonstroj diçka. Demonstrimi i mësimit (i teoremës). Demonstrimi i forcës. Metoda (mjetet) e demonstrimit. Bën demonstrimin.2. libr. Çd…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEMONSTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Del në shesh, shfaqet. Demonstrohet shkathtësia (forca, përgatitja). Demonstrohet bukuria. Rezultatet po demonstrohen qart…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj një veprim me qëllim që t’i tërheq vëmendjen dikujt për vetitë a aftësitë e mia fizike etj.; bëj diçka në sy të të tjerëve për t’u dukur; t…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRÚES,~E mb. 1. Që merr pjesë në demonstratë. Studentët demonstrues.2. Që demonstron a bën një demonstrim. Provë demonstruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr pjesë në një demonstratë, ai që bën demonstratë. Demonstruesit u përleshën me policinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në një demonstratë, ajo që bën demonstratë. Shpërndanë demonstrueset.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMONSTRÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. I vërtetueshëm, që mund të vërtetohet e të tregohet konkretisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë