Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEMOKRISTIÁN,~E mb. Që mbështet e ndërthur vlerat e krishterimit me parimet e demokracisë. Parti demokristiane.
DEMOKRISTIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anëtar i një partie demokristiane. Është votuar nga gjithë demokristianët.
DEMOKRACÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli dhe ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta; shtet a vend me këtë formë qeverisjeje a org…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRÁT,~E mb. Që mbështetet në parimet e demokracisë dhe i vë ato në jetë; që ndjek a përkrah parimet e demokracisë; që lidhet me demokracinë. Parti demokrate. Popull demokrat. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Përkrahës i demokracisë, ndjekës i parimeve të demokracisë. Demokrat i orëve të para. Demokrat i shquar.2. Anëtar i një partie demokratike. Mbledhja e…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përkrahëse e demokracisë, ndjekëse e parimeve të demokracisë. Demokrate e flaktë.2. Anëtare e një partie demokratike. Forumi i demokrateve. Lista e…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATÍK,~E mb. Që mbështetet në parimet e demokracisë, që u përmbahet këtyre parimeve e i vë në jetë; që është pro demokracisë; kund. antidemokratik. Republikë (qeveri) demokrat…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT Anëtar i një partie demokratike, demokrat. Një demokratikas i spikatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë demokratike, mbi baza demokratike, me frymë demokratike. U vendos demokratisht. Votojnë demokratisht. I zgjedhur demokratisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATIZÍM,~I m. Veprimi kur demokratizoj diçka; dhënia e tipareve demokratike. Demokratizimi i vendit. Demokratizimi i pushtetit (i rendit shoqëror). Demokratizimi i jetës. Demo…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap karakter demokratik, e bëj demokratik. Demokratizon organet e pushtetit. Demokratizoj partinë. Demokratizuan sistemin e zgjedhjeve. Demokr…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMOKRATÍZ/ËM,~MI m. Të qenët demokratik, karakteri demokratik, fryma demokratike; njohja, pranimi e zbatimi i demokracisë. Demokratizmi vendor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë