Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEMBÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nuk e do punën e nuk punon, përtace. Dembele e madhe.✱Sin.: dembelçinë, përtace, parazite, dembelicë, dembelhane.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELHÁNE mb., bised., keq. 1. Që nuk punon; është përtac që s’e ka shokun, që hap gojën e shikon qiellin. Njeri dembelhanë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELÍ,~A f. Të qenët dembel, përtaci. Dembelia është nëna e gjithë veseve. (fj. u.). Dembelia është jastëku i dreqit. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua a vajzë dembele; përtace. Dembeli dhe dembelica janë vëlla e motër. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELÍSHT ndajf. Me dembeli, me përtaci. E nisi dembelisht këtë punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELÍZ/ËM,~MI m. Të qenët dembel; mungesë vullneti e dëshire për të punuar, prirje për t’iu shmangur punës, përtaci; përtesë. Dembelizëm i theksuar. Ra në dembelizëm. E ka nga de…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBELLLËK,~U m., bised. Të qenët dembel, dembeli, përtaci. Me dembelllëk. I hipi (e zuri) dembelllëku.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEMBEL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Dembelosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Dembelos. E ndenjura të dembelon.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMBEL/ÓS vep., ~A, ~UR kal. E bëj dembel dikë. Pushimi sikur i dembelosi. Gjumi i tepërt të dembelos.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë