Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEMASKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Veprimi kur demaskoj dikë a diçka; zbulimi i diçkaje të fshehtë a të maskuar, prishja e maskimit; kund. maskim. Demaskimi i armikut.
2. libr. Veprimi për të zbuluar e për të nxjerrë hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt, qëllimet, planet e fshehta të tij etj. Demaskimi i të pabesit.Demaskimi i veprimit.
►DEMASK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DEMASKÓJ. U demaskua me ato që tha (me ato që bëri). U demaskua padashur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMASK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Zbuloj diçka të fshehur a të maskuar nga dikush; bëj që të merret vesh se ku është dikush a diçka; kund. maskoj. Demaskoi trupat (artilerin…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMASKÚAR (i, e) mb. 1. usht. Që duket a që shihet mirë nga kundërshtari, i pamaskuar; që mund të diktohet a që është diktuar nga kundërshtari; kund. i maskuar. Pozicion i demaskua…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMASKÚES,~E mb. 1. usht. Që të zbulon para armikut, që të demaskon. Lëvizje (manovër) demaskuese. Shenja demaskuese.2. fig., libr. Që të demaskon; që të zbulon e të nxjerr hapur p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë