Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEMAGOGJÍK,~E mb. Që mbështetet në demagogji dhe përdor demagogjinë për një qëllim të caktuar; që është plot demagogji; që bëhet për demagogji. Politikë demagogjike. Fjalim (veprim, qëndrim) demagogjik. Deklaratë demagogjike. Fraza (manovra, metoda) demagogjike. Zhurmë demagogjike. Me qëllime demagogjike. Në mënyrë demagogjike.
DEMAGOGJIKÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë demagogjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMAGÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën demagogji; politikan që përdor demagogjinë për qëllime të caktuara. Fraza (premtime, fjalë) demagogësh.2. hist. Kryetari i një partie popullo…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën demagogji; politikane që përdor demagogjinë për qëllime të caktuara. Fjalim demagogeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEMAGOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË Mashtrim me fjalë të bukura e me premtime të rreme; fjalë të bukura e të zbrazëta për të mbuluar e për të shtrembëruar të vërtetën; qëndrim me dy faqe, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë