Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÉLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeogr. Rrafshulët në trajtë trekëndëshi në grykën e derdhjes së një lumi të madh, e formuar nga lymi e nga lëndët e tjera që sjell ai dhe që përshkohet nga disa degëzime të tij. Deltë e gjerë. Deltë moçalore (kënetore). Delta e Drinit (e Matit, e Bunës).
2. mat. Shkronja e katërt e alfabetit të greqishtes (∆, δ), që përdoret si shenjë a simbol në matematikë etj.
3. Send në trajtë trekëndëshi barabrinjës.
DELTAPLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT av. Mjet fluturues pa motor, i përbërë nga një strukturë e lehtë metalike ose plastike, me trup të harkuar dhe me krye të hapur, nën krahët e të cilit v…
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qeni i Sharrit, racë vendase në trojet shqiptare, me trup të madh qimegjatë e të fuqishëm, ruajtës i mirë i bagëtive, i njohur edhe me emrin “qeni dardan”.…
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTINÁK,~E mb. Deltinor.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTINÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën enë a sende të tjera prej deltine; shtambar, poçar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTINÍM,~I m. Procesi i krijimit të deltinës kur përzihet dheu i butë me ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj deltinë duke përzier dheun e butë me ujë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTINÓR,~E mb. Që përmban deltinë, që ka deltinë; që është prej deltine. Tokë deltinore. Lëndë deltinore. Kodrina deltinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTINORANÓR,~E mb. Që përmban deltinë dhe rërë. Truall deltinoranor.
Shfaq përkufizimin e plotë →DELTÍN/Ë,~A f. Dhe i butë me ngjyrë të çelët ose si në të kuqe, që, kur përzihet me ujë, krijon një lëndë veshtullore, e cila përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej balte (…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë