Fjalori
DELL

DELL ndajf. Si i ngrirë, akull. I rrinë rrobat dell.

DELL

DELL,~I m. sh. DEJ, DÉJTË 1. anat. Bashkim indesh fijoreforta, në trajtë tejze të zgjatur, që lidh muskujt me eshtratkyçet ose në vendin ka nguliten, gilcë; tejzë e bardhë, e fortë dhe e epshme, që lidh eshtra ose organeveçantatrupitfrymorëve. Delli i qafës (i krahut). Delli i këmbës. Delli i thembrës delli i trashë e i shtypur, që gjendetpjesën e prapmekëmbës, mbi thembër. Njeriut po i plasi delli i ballit njëherë, s’lë gjë pa bërë. (fj. u.).
2. anat., bot., gjeol., bised. Damar. Delli i gjakut. Delli i ballit (i dorës). Delli i shpretkës enë gjakugjendet nën gjuhë. Dejtë e gjethes. Dell qymyrguri (nafte). Delli i priftit (lat. Scolymus hispanicus) bot. rrëkualli. I dolën (iu frynë) dejtë. I rreh delli i rreh pulsi.
3. anat., bised. Nerv. Delli i të parit (i të dëgjuarit).
4. Degë e vogël e një lumi; përrua me pak ujë, rrëke; vijë uji. Delli i lumit. Rridhte (dilte) një dell.
5. tek. Damari i kabllos; pjesa e përcjellësitlidhet me njërin prej dy poleve. Dell shumëfijesh. Dell përcjellës. Dell bakri (alumini). U këput delli.
6. fig. Damar7-10. Dell pas delli. Jemi një dell me të. Dejtë e ekonomisë. Dell poetik (satirik). Ka dell për muzikë. Njeri me dej. I kërceu delli. Është (e gjeta) në dellmirë (të keq). Plasi delli i qejfit (i gazit). Ashtu ma dha delli.
7. euf. Organi seksual i burrit.
Sin.: ind, tejzë, gilcë, damar, nerv, rremb, plasë, degë, rrëke, prirje, tekë, lidhje.
Ka një dell (*damar) marrëzie (dikush). E ka dellin e marresshtegballit (dikush) keq. shih i ka plasur delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. E ka qafën me një dell (dikush) është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahetkëmbë; është duke vdekur; ka shkuar (është) në fije. Këputi dellin e qafës (dikush) përb. Vdiq; shkoi për të bërë vorba (vegsha) iron.; e shtriu bishtin euf.; i lau çanakët mospërf. I kërceu (iu ngrit) delli (damari) (i ballit) (dikujt). 1. U inatos, u zemërua; mori inat menjëherë. 2. Iu tek për diçka dhe do që ta ketë patjetër e sa më shpejt; i hipi (i kërceu) në kokë. 3. keq. Nuk ka më turp, është bërë i pacipë; i ka plasur delli (damari) (i ballit). I ka mbetur *qafa në dej (në damarë) (dikujt). I ka plasur delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. nuk ka më turp për asgjë, është bërë i paturpshëm, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja.


Rezultate të ngjashme

DELLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Dellëzim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLKÉQ,~E mb. 1. Që inatoset a zemërohet menjëherë; inatçi; zemërak. Njeri dellkeq.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.Sin.: inatçi, inatçor, zemërak, gjakhidhur, gjakke…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLÓR,~E mb. 1. Që lidhet me dellin, i dellit. Fije dellore.2. Që është si dell. Muskul dellor.3. Që ka shumë dej. Domate dellore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLPLÁSJ/E,~A f. Të qenët i paturp, paturpësi, pafytyrësi, lapërdhi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉLLTË (i, e) mb. Që ka shumë dej; që është si dell (zakonisht për mishin); që përtypet a bluhet me vështirësi. Mish i delltë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉLLËS,~I m., bot. (lat. Plantago major) Gjethe delli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLËSÍ,~A f., libr. Gjendja e fortë e mishit ngaqë ka shumë dej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉLLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Dellës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bot. 1. Degëzimi i një delli te bimët. Dellëzim paralel dhe dellëzim rrjetor.2. Tërësia e dejve në gjethet e bimëve. Dellëzimet e gjethes. Gjethe pa bish…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DELLËZÚAR (i, e) mb., bot. Që përshkohet nga shumë dej, që ka shumë dellëzime (kryesisht për gjethet). Gjethe të dellëzuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.