Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEKRÉT,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Akt i shkruar i një organi të lartë të pushtetit shtetëror ose i kryetarit të shtetit, që ka fuqi ligjore. Dekreti i Presidentit (Kryetarit të Kuvendit). Dekret i Kuvendit të Shqipërisë. Me dekret mbretëror (perandorak). Dekret emërimi. Dekreti i faljes (i amnistisë). Nxjerr (shpall, boton) një dekret.
DEKRETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Veprimi kur dekretoj dikë a diçka; nxjerrja e një dekreti. Dekretimi i zgjedhjeve të reja. Dekretimi i ministrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKRETLÍGJ,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Dekret me fuqi ligjore brenda një kohe të caktuar. Nxjerr një dekretligj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEKRET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR zyrt., pës., vet. v. III e DEKRETÓJ. Ligji hyn në fuqi kur dekretohet nga Presidenti.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. Nxjerr një dekret; vendos për diçka me anë të një dekreti, urdhëroj me dekret për diçka; i jap fuqi ligjore diçkaje. Dekretoi heqjen e taksav…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKRETÚAR (i, e) mb., zyrt. I vendosur me dekret. Ministër i dekretuar. Qeveri e dekretuar. nga Presidenti. Ligj i dekretuar. Një seri përmirësimesh të dekretuara nga senati.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKRETÚES,~E mb., zyrt. 1. Që ka të bëjë me dekretin, që lëshon një dekret; që vendos për diçka me anë të një dekreti. Organ dekretues.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë