Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►DEKLAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Pajtohem me dikë për diçka; shpall qëndrimin tim, shprehem për një çështje, shqiptohem, shpall botërisht. Deklarohem i gatshëm. Deklarohem solidar.
2. pës. e DEKLARÓJ. U deklarua jashtë ligjit. Deklarohet fajtor (i pafajshëm).
✱Sin.: pajtohem, shqiptohem, shprehem, prononcohem, shpallem.
DEKLARATÍV,~E mb., libr. Që është i ndërtuar e i shprehur si deklaratë. Stil deklarativ. Mënyrë deklarative të foluri.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Pohim a njoftim me përgjegjësi që bën dikush me gojë a me shkrim. Deklaratë me gojë (me shkrim). Deklaratë nën betim. Deklaratë e rreme (drejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur deklarojmë a kur deklarohemi. Deklarimi i dëmit. Deklarimi në doganë. Deklarim i rremë. Deklarimi vjetor i të ardhurave.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Njoftoj botërisht qëndrimin tim për diçka, bëj të njohur, shpall; pohoj diçka me përgjegjësi, bëj një deklaratë. Deklaroi zyrtarisht (botëris…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është bërë i njohur si i tillë, që është shpallur hapur si i tillë, që është deklaruar; i shpallur. Ithtar i deklaruar. Kundërshtar i deklaruar ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÚES,~E mb., libr. Që ka të bëjë me deklarimin ose me deklaratën. Me ton deklarues. Stil deklarues.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që deklaron diçka; ai që bën një deklaratë, ai që lëshon një deklaratë. Nënshkrimi i deklaruesit. U thirrën deklaruesit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEKLARÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që deklaron diçka; ajo që bën një deklaratë, ajo që lëshon një deklaratë. E pyetur edhe si deklaruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë