Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEHEROIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur deheroizoj dikë; zhveshje nga cilësitë a tiparet heroike; çheroizim. Kjo të shpie në deheroizim. Pse ky deheroizim?
2. Gjendja kur është deheroizuar dikush. Deheroizimi i personazhit. Trajtesa e parë e deheroizimit të personazhit në letërsinë shqipe.
►DEHEROIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhvishem nga cilësitë a nga tiparet heroike; çheroizohet. Kjo luftë nuk mund të deheroizohet aspak.2. pës e DEHEROIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zhvesh nga cilësitë a tiparet heroike; çheroizoj. E deheroizoi si personazh. Kërkon ta deheroizojë kryesimbolin tonë kombëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZÚAR (i, e) mb. I zhveshur nga cilësitë a nga tiparet heroike; i çheroizuar. Fundi ishte i tillë, i deheroizuar, ose edhe më keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZÚES,~E mb., Që e zhvesh dikë nga cilësitë a nga tiparet heroike; që e bën dikë a diçka të deheroizohet; çheroizues. Veprim deheroizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë