Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►DÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më turbullohet mendja e humbas kontrollin e vetvetes duke pirë raki, verë etj., pihem; kund. zhdehem. U deh me raki (me verë). U dehën të gjithë. Dehet shpejt. Nuk dehet kurrë. Kush pi veresie, dehet dy herë. (fj. u.). Pin’ vjehrrat e dehen-o, / Dehen, bëhen xurxull-o, / Edhe shajnë nuset-o. (folk.).
2. fig., vetv. Më turbullohet mendja, bie në një gjendje kënaqësie të madhe shpirtërore sa harroj gjithçka tjetër. U deh nga gëzimi (nga lumturia). U deh nga të mirat. Nuk dehet nga fjalët e bukura. U deh nga sukseset (fig.).
3. pës. e DEH.
✱Sin.: pihem, turbullohem, rrumbullohem, zdërhallem, skërdehem.
♦ Dehet pa *pirë (dikush) iron. Dehet me *ujë (dikush) iron. Tjetri *pi e ai dehet! (për dikë).
►DÉH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shkrin me ngadalë e vende-vende (për borën); lirohet nga bora, kur shkrin (për tokën); ulet me ngadalë niveli i ujit (të një lumi, të një përroi etj.), bie.). U deh bora. U dehën fushat. U deh lumi.
2. vet. v. III Kthjellohet moti (sidomos pasi ka rënë borë). U deh moti.
3. fig. Ligështohem e rrëgjohem, tretem (nga ndonjë sëmundje, nga pleqëria etj.). U deha fare.
✱Sin.: shkrihet, ulet, ligështohet, rrëgjohet, tretet.
DEHEROIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur deheroizoj dikë; zhveshje nga cilësitë a tiparet heroike; çheroizim. Kjo të shpie në deheroizim. Pse ky deheroizim?2. Gjendja kur është deheroizuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEHEROIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Zhvishem nga cilësitë a nga tiparet heroike; çheroizohet. Kjo luftë nuk mund të deheroizohet aspak.2. pës e DEHEROIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zhvesh nga cilësitë a tiparet heroike; çheroizoj. E deheroizoi si personazh. Kërkon ta deheroizojë kryesimbolin tonë kombëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZÚAR (i, e) mb. I zhveshur nga cilësitë a nga tiparet heroike; i çheroizuar. Fundi ishte i tillë, i deheroizuar, ose edhe më keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEHEROIZÚES,~E mb., Që e zhvesh dikë nga cilësitë a nga tiparet heroike; që e bën dikë a diçka të deheroizohet; çheroizues. Veprim deheroizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DÉH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shkrin me ngadalë e vende-vende (për borën); lirohet nga bora, kur shkrin (për tokën); ulet me ngadalë niveli i ujit (të një lumi, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë