Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEGUSTATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT spec. Ekspert i ushqimit, i aftë për të njohur dhe për të vlerësuar cilësinë e shijen e ushqimit dhe të pijeve në mënyrë profesionale. Degustator i ver…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEGUST/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DEGUSTÓJ. Vera degustohet me sy, hundë dhe gojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGUST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Provoj ose shijoj për të vlerësuar cilësinë e shijen e ushqimit a të pijeve në mënyrë profesionale; ngjëroj. Degustoj verën.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGUSTÚAR (i, e) mb. Që është provuar për për të vlerësuar cilësinë e shijen (e ushqimit a të pijeve) në mënyrë profesionale; i ngjëruar. Ushqim i degustuar. Verë e degustuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGUSTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ngjëron a provon për të vlerësuar cilësinë e shijen e ushqimit a të pijeve në mënyrë profesionale; ngjërues. Degustues i verës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGUSTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ngjëron a provon për të vlerësuar cilësinë e shijen e ushqimit e të pijeve në mënyrë profesionale; ngjëruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë