Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEGRADÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur degradoj dikë a diçka; zhgradim; kund. gradim. Degradimi i një ushtaraku.
2. Gjendja kur degradojmë a kur degradohet dikush; gjendja kur ulet në post a në përgjegjësi ushtaraku a nëpunësi, zhgradim; kund. gradim. Është në degradimin.
3. Prishje a rënie shkallë-shkallë e gjendjes, e vlerës a e cilësisë së diçkaje; keqësim. Degradimi i pyllit. Degradimi i situatës ekonomike.
►DEGRAD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Zhgradohem.2. vetv., vet. v. III Prishet a bie shkallë-shkallë vlera e diçkaje. Degradohet pylli (toka).3. pës. e DEGRADÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGRAD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Zhgradoj; ul dikë në post a në përgjegjësi; kund. gradoj. E degraduan për paaftësi.2. vet. v. III Bën që të keqësohet a të prishet shkallë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGRADÚAR (i, e) mb., libr. 1. I zhgraduar; që është ulur në post a në përgjegjësi; kund. i graduar. Oficer (nëpunës) i degraduar.2. Që i ka rënë vlera a cilësia, që është prishur …
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGRADÚES,~E mb., libr. Që shkakton prishje a rënie shkallë-shkallë të vlerës a të cilësisë së diçkaje. Faktorë degradues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë