Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEGJENERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkatërroj a humb cilësitë pozitive që dikush ose diçka ka pasur më parë; prishje, zvetënim. Pasojat e degjenerimit.
2. Gjendja kur degjenerohet diçka. Degjenerimi i farës. Degjenerimi i letërsisë (i artit).
3. Largim a shmangie nga rruga e drejtë, humbja e virtyteve dhe cilësive më të mira morale, politike etj., prishje. Degjenerimi i njerëzve. Degjenerim moral.
4. Ndryshim i karakterit, i qëllimit a i pikësynimit të mirë dhe sjellja e të kundërtës së asaj që pritej, prishje, humbje. Degjenerimi i udhëzimeve. Degjenerimi i zgjidhjes së problemit.
✱Sin.: prishje, zvetënim, përdhosje, shthurje, bastardim, humbje
►DEGJENER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Humbet karakteristikat e veta dalluese e thelbësore; humbet vetitë a cilësitë më të mira të llojit të vet, prishet, zvet…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGJENER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Humbet karakteristikat e veta dalluese e thelbësore; humbet vetitë a cilësitë më të mira të llojit të vet, prishet, degjenerohet…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGJENERÚAR (i, e) mb. 1. Që ka degjeneruar a është degjeneruar; që ka humbur vetitë karakteristike të llojit, të racës etj.; i prishur, i zvetënuar. Njeri i degjeneruar. Familje e…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGJENERÚES,~E mb., libr. Që sjell degjenerim, që të degjeneron, që të prish e të zvetënon; zvetënues. Ndikim degjenerues. Mjedis degjenerues.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGJENERUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i degjenerueshëm; humbja dhe prishja e vlerave a e karakteristikave të mira të dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGJENERÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. Që ka prirjen a që mund të degjenerohet; që mund të prishet a të zvetënohet; i zvetënueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë