Fjalori
DEGDISJE

DEGDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur degdis dikë; dëbim. Kërkonte shkakun e kësaj degdisjeje.
2. Dërgim në një vendlargët, të thellë e të panjohur (zakonisht si dënim). Rrahjet dhe degdisjen në shkretëtirat e Anadollit.
Sin.: dëbim, përzënie, dërgim, shporrje, largim, bakarisje, batisje, shpërngulje, migrim, shtegtim, mërgim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DEGDIS
DEGDIS

DEGDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. E dërgoj një njeri diku larg, zakonisht pa dëshirën e tij; e çoj larg diçka duke e dhënë dorëdorë; e flak, e përplas a e hedh diku; i jap arratinë, e shporr, e dërgoj (e çoj) prapa diellit. E degdisën kampet e përqendrimit. E degdisën në një fshathumbur. E degdisën matanë kufirit. E degdisi larg. E degdisën në një vend tjetër.
2. jokal. Shkoj larg, arrij në një vendlargët; shtegtoj, migroj. - Si degdisi gjer atje? - Ç’të ka degdisur këtu?
Sin.: dëboj, përzë, shpor, largoj, shpërngul, flak, përplas, batis, bakaris, migroj, shtegtoj.


Rezultate të ngjashme

DEGDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. E dërgoj një njeri diku larg, zakonisht pa dëshirën e tij; e çoj larg diçka duke e dhënë dorë më dorë; e flak, e përplas a e hedh diku; i jap ar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DEGDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Shkoj në një vend të largët a të panjohur, iki diku larg, vete në një vend të thellë a të humbur; zhdukem. U degdis në kurbet. Ku u d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGDÍSUR (i, e) mb., bised. 1. I dërguar në një vend të largët pa dëshirën e tij, i çuar prapa botës; i përzënë, i dëbuar. I degdisur në fund të botës.2. I ikur larg shtëpisë, i la…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.