Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Lëshon degë, nxjerr degë (një dru, një shkurre a një bimë tjetër). Degëzoi pema (molla, hardhia). Degëzoi borziloku.
2. jokal., vet. v. III Ndahet në degë më të vogla, që shkojnë në drejtime të ndryshme; krijon degë, ndahet në degëzime, degëzohet (për një lumë, një rrugë etj.). Degëzon lumi (kanali). Degëzon rruga. Degëzon ujësjellësi.
3. kal. E ndaj në degë me të vogla, bëj që të ndahet në degë të ndryshme, që shkojnë a hapen në disa drejtime. Degëzoj rrugën. Degëzoj kanalin.
4. kal. Krijoj nënndarje të reja e të veçanta, krijoj degë më vete që varen prej një qendre a prej një organi qendror. Degëzoj bankën. Degëzoj shoqërinë.
►DEGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mbushet me degë (një bimë a një pemë). Degëzohet pema. U degëzua tërfili.2. vetv. Ndahet në degë më të vogla, që shkojnë në d…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGËZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Trung ahu i çarë për së gjati për të bërë anie a degë vozash.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë