Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Nxjerrja e degëve të reja te një dru, te një pemë, te një shkurre a te një bimë. Degëzimi i pemës.
2. Ndarja në degë më të vogla, që shkojnë në drejtime të ndryshme (për një lumë, një rrugë etj.); krijimi i degëve të reja. Degëzimi i rrymës. Degëzimi i ujësjellësit. Kuti degëzimi (elektr.). Filloi degëzimi i hardhive.
3. Degë më e vogël që del nga një degë tjetër ose që lidhet me një degë më të madhe; rrymë, rrjedhë, vijë, rrugë a diçka tjetër që del a ndahet nga një degë kryesore; degë, krah. Degëzime anësore. Degëzimet e pemës. Degëzimet e hekurudhës. Degëzimet e sharrave. Degëzimet e vetëtimave. Ka degëzime të shumta. Formohen degëzime. E ndau në dy degëzime.
4. Krijimi i nënndarjeve të reja e të veçanta, krijimi i degëve më vete që varen prej një qendre a prej një organi qendror. Degëzimi i bankës. Degëzimi i shoqatës.
✱Sin.: ndarje, nënndarje, degë, rrembim, rrefatje, shtrapëzim, rrymë, vijë, rrugë, krah, mëngë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë