Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÉGË ndajf. Drejt, qiri; si i ngrirë, akull. Rrinte degë në këmbë. I rrinë rrobat degë.✱Sin.: drejt, qiri, ngul, hell, përpjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉG/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë anësore që del si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore, zgjerohet me filiza e vishet me gjethe e me lule. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉGË,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT Cen, e metë. Mbeti me degë prej sëmundjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉG/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Shkopi i tundësit; filiç.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉG/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT Secila prej dy kupave a pjatave të peshores, në të cilat vendosen gurët e peshës ose ajo që peshohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGËRMÉ ndajf., vjet. 1. Diagonal, skaj më skaj. I vendosi degërme.2. Shtrembër, jo drejt; jo në vijë të drejtë; kund. drejt. E preu degërme.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGËRMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. etnogr. Pëlhurë e zezë dhe e hollë me të cilën gratë mbulojnë fytyrën në shenjë zie; perçe e fytyrës; fytyrëz. Mbante degërminë e zisë.2. Shami e hollë …
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉGËS,~E mb. I degëzuar; që ka shumë degë. Kaçube degëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEGËSÍ,~A f. Shumicë e madhe degësh; sasi shumë e madhe. Hije nga degësia e pemëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÉGËT (i, e) mb. I degëzuar, i mbushur me degë. Trung i degët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë