Fjalori
DEGË
DEGË

DÉG/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë anësoredel si krah nga trungu i drurëve a i shkurreve ose nga kërcelli i bimëve barishtore, zgjerohet me filiza e vishet me gjethe e me lule. Degë e madhe (e vogël, e hollë, e trashë). Degë e njomë (e thatë). Degë molle (dardhe, kumbulle). Degë lisi (ahu, plepi, dafine, thane, lajthie). Degë ulliri. Degë karafili (borziloku, mëllage, laboti). Degë plot kokrra. Maja (sqetulla) e degës. Me degëvarura (të mbledhura). Lëshon degë. I shtriu degët. Pres (këput, thyej) një degë. I pres degët. Ra nga dega. Nuk ka degë pa rrënjë. (fj. u.). Lisi lëshon rrënjë, pa lëshon degë. (fj. u.). Zogu që i prishet foleja, hidhet degëdegë. (fj. u.). Degë dafinë vajzë a grua e urtë e paqësore. Ti, moj degë dafinë / do na zbukurosh shtëpinë. (folk.). Degë murrizi njeri pa vlera e pa personalitet. Krushku degë murrizi / ca fjalë seç i ngjizi. (folk.). Degë pishe njeri shumë i dobët; ai që është kockë e lëkurë. Degë pa rrënjë 1. Njeri që nuk i ka këmbëttokë. 2. Ai që nuk ka mbështetjesigurt; gardh i shkulur. Degë trëndelinë vajzë a grua shumë e bukur dhe e hijshme. Ku je nisur e do të vesh tinë / o moj dega trëndelinë. (folk.).
2. bised. Kërcelli i disa bimëvebashku me gjethet; rrënjë. Degë misri (duhani, domatesh). I ujitin degë për degë. Rrushi varetdegën e vet. (fj. u.).
3. Rrjedhë e vogël uji (lumë, kanal etj.) që derdhet në një tjetër më të madhe ose ndahet prej saj, mëngë, krah; rrugë e vogël automobilistike, hekurudhore etj. që lidhet me një rrugë kryesore a më të madhe. Degë lumi. Degë e Drinit (e kanalit të Myzeqesë). Degë rruge. Degë hekurudhe. Degët e galerisë (min.).
4. anat. Zgjatimi i një ene gjaku, i një nervi a i një indi; rremb. Dega e aortës. Dega e nervit.
5. Nënndarje në një institucion, që ka një detyrëveçantë; pjesë e një organizate a e një institucionivepron në një rreth a qytetcaktuar. Dega e shpërndarjes (e furnizimit, e shitjes). Dega e bankës. Degë e administratës. Degë juridike.
6. fig. Fushë e veçantë e diturisë, e artit, e shkencës etj.; pjesë a nënndarje e një veprimtarie shoqërore, e një shkence etj.; lëmë; fushë e veçantë a drejtim i ngushtë studimi në një shkollë profesionale a të lartë. Degët e shkencave. Degë e artit. Degët e ekonomisë. Degë sporti. Dega e gjuhës (e historisë, e fizikës, e biologjisë, e kimisë). Dega e pikturës (e muzikës, e pianos). Është i degës është specialist në një fushëcaktuarshkencës a të teknikës.
7. etnogr. Vijë gjenealogjike, pjesë a nënndarje e një fisi, e një familjeje etj. Degëfisit (të familjes). Toskë e gegë-pemë nga një degë. (fj. u.).
8. Secila nga fletët anësoreenëvemëdha prej dërrase (të fuçisë, të kades etj.). Degë voze. Degët e kades.
Sin.: degëz, degëzim, rremb, fregull, rrëfatë, rrënjë, mëngë, krah, skaj, fushë, disiplinë, nënndarje.
I bëjnë degët *arra (dikujt). U *thekë e degë (dikush a diçka). Ra nga dega (dikush) e humbi pushtetin e nuk ia ka më njeri frikën, nuk i shkonfjala; ra (zbriti) nga fiku iron. Ka rënë nga shtatë degët (dikush) ka shumë përvojë nga jeta, është i rrahur me jetën, ka kaluarprovavështira; ka rënë nga dardha. Degëdegë. 1. Plot e përplot, rrafsh; buzëbuzë; bregbreg; cip më cip. 2. Me rrënjë, me themel; hollësisht; me gjithë vëmendjen; gjerë e gjatë; gjatë e gjerë; fill e për pe; për fill e për fërkem. 3. Duke kapërcyer nga një çështjetjetrën, pa rregull, pa vijueshmëri; (hidhet) kodërkodër (dikush). Degë pa rrënjë njeri që nuk ka themelshëndoshë, që nuk ka mbështetjesigurt; hu i shkulur; gardh i shkulur. Dega e ullirit (degë ulliri) libr. simboli i paqes a i pajtimit, simbol miqësie e bashkëjetese (midis shtetesh). As *farë e as fis, as degë e as lis. Të hedh degëdegë (dikush) e sjell fjalën rrotull, sa andej këtej, pa u përqendruar aty ku duhet e pa e sqaruar derifund një çështje; nuk të jep përgjigjeqartë, të sorollat me fjalë; hedh kodërkodër; nuk të jep rrugë. Nuk hipëndegëhollë (të thatë) (dikush) vepron me shumë kujdes, di t’u ruhet rreziqeve; nuk shkeldërrasëkalbur. (Është) tri në degë e dy në majë (dikush) iron. është i papjekur, është i lehtë nga mendja; është leshko; (është) tri koqemajë; nuk e ka mendjenmbledhur. (Është) *qyqedegë (dikush). E kap për degësh (diçka) e nis jo atje ku duhet e si duhet; merret me gjëravogla e anësore, duke lënë mënjanë kryesoret e të rëndësishmet; kapet pas degëve (dikush); e kap për flokësh; e zë (e kap) (demin) nga bishti. Kapet pas degëve (dikush) niset jo nga hallka kryesore, por nga gjërat e dorësdytë, nuk kap thelbësoren; e kap për degësh (diçka). Ka lëshuar degë (diçka) është zhvilluar e është përhapur, është zgjeruar, është shtrirë. *Lis pa degë (pa gjethe). *Lis me (shumë) degë. (Mbeti) si *torba (si trasta) në degë. 1. (dikush). Mburr degët pa parë rrënjët (dikush) e vlerëson dikë a diçka nga anët e jashtme, nuk shikon brendinë, thelbin, shkaqet a qëllimet. Me *rrënjë e me degë. Nga *rrënja gjerdegë. I shartuardegë (dikush) përb. i vrazhdë e i pasjellshëm; jo i arsyeshëm; kokëkrisur; i krisur nga mendja. Shkelidegëthatë (dikush) shih shkelidërrasëkalbur. Tund degën e ullirit (dikush) iron. përpiqet t’u tregojëtjerëve se është gjoja mbrojtës i paqes për të fshehur synimet luftënxitëse; silletmënyrëbutë e paqësore për të mashtruar. Vret degëdegë (dikush) e mban veten për të madh, mburret shumë, është mendjemadh; shet mend. I zgjat degën e ullirit (dikujt) i blatoj paqe e miqësi, e ftojpajtohemi, t’i besojmë njëri-tjetrit, të lidhemi e të bashkëpunojmë.

DEGË

DÉGË,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT Cen, e metë. Mbeti me degë prej sëmundjes.

DEGË

DÉG/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Shkopi i tundësit; filiç.


Rezultate të ngjashme

DÉG/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT Secila prej dy kupave a pjatave të peshores, në të cilat vendosen gurët e peshës ose ajo që peshohet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËRMÉ ndajf., vjet. 1. Diagonal, skaj më skaj. I vendosi degërme.2. Shtrembër, jo drejt; jo në vijë të drejtë; kund. drejt. E preu degërme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËRMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. etnogr. Pëlhurë e zezë dhe e hollë me të cilën gratë mbulojnë fytyrën në shenjë zie; perçe e fytyrës; fytyrëz. Mbante degërminë e zisë.2. Shami e hollë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉGËS,~E mb. I degëzuar; që ka shumë degë. Kaçube degëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËSÍ,~A f. Shumicë e madhe degësh; sasi shumë e madhe. Hije nga degësia e pemëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉGËT (i, e) mb. I degëzuar, i mbushur me degë. Trung i degët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III Degëzoj1. Degëtoi lisi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bisk anësor i ri dhe i hollë, që del në degët e një druri dhe që zakonisht ka gjethe; lastar. Degëza të shkurtra. Ka nxjerrë degëza. Krasit degëzat. Me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Nxjerrja e degëve të reja te një dru, te një pemë, te një shkurre a te një bimë. Degëzimi i pemës.2. Ndarja në degë më të vogla, që shkojnë në drejtime…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DEGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Lëshon degë, nxjerr degë (një dru, një shkurre a një bimë tjetër). Degëzoi pema (molla, hardhia). Degëzoi borziloku.2. jokal., vet.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.