Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEFORMÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është i shformuar; që ka humbur formën e rregullt; i shtrembëruar. Fytyrë e deformuar. Gishtërinj të deformuar. Këmbë të deformuara.
2. fig., keq. Që është shtrembëruar në mënyrë të qëllimshme, që paraqitet jo siç është në të vërtetë, por ashtu siç na intereson. Informacion i deformuar. Të dhëna të deformuara.
✱Sin.: i shformuar, i çnatyruar, i shtrembëruar, i prishur, i shëmtuar, i shfytyruar, i falsifikuar.
DEFORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Ia prish dikujt formën e trupit a të një pjese të tij dhe e shëmtoj, shtrembëroj; ia prish formën diçkaje, shformoj. E deformoi kazanin (gypin). Ia deformoi sëmundja trupin. Pasqyrë që të deformon.
2. fig., keq. E shtrembëroj qëllimisht diçka (realitetin, një fakt etj.); mundohem ta paraqit diçka jo ashtu siç është, por ashtu siç më intereson; shtrembëroj. Deformon faktet. Deformon thelbin e çështjes. Deformon të dhënat.
✱Sin.: shformoj, çnatyroj, shtrembëroj, prish, shëmtoj, shfytyroj, falsifikoj.
DEFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur deformoj diçka.2. Gjendja kur deformohet diçka. Deformimi i trupit (i fytyrës, i këmbëve, i kockave).3. Prishja e formës së diçkaje;…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEFORM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~UAR libr. 1. vetv. Humbas formën e rregullt të fytyrës a të trupit dhe shëmtohem, shtrembërohem; v. III i prishet forma, shformohet. Iu deformua fyt…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Ia prish dikujt formën e trupit a të një pjese të tij dhe e shëmtoj, shtrembëroj; ia prish formën diçkaje, shformoj. E deformoi kazanin (g…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORMÚES,~E mb., libr. Që deformon; shformues; shtrembërues. Faktorë deformues. Forcë deformuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORMÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. Që mund të deformohet; i shformueshëm a i shtrembërueshëm. Softuer i deformueshëm. Materiali i deformueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë