Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur deformoj diçka.
2. Gjendja kur deformohet diçka. Deformimi i trupit (i fytyrës, i këmbëve, i kockave).
3. Prishja e formës së diçkaje; shformim. Deformimi i enëve. Deformim për shkak të nxehtësisë.
4. Vendi ku është deformuar diçka, pjesa e trupit a e një sendi që është deformuar; shtrembërim. Ka shumë deformime. Ka pësuar deformime. E pengojnë deformimet.
5. fig. Shtrembërimi i qëllimtë i diçkaje (një realitetit, një fakt etj.); paraqitja e diçkaje jo ashtu siç është, por ashtu siç na intereson; shtrembërim. Deformimi i fakteve. Deformim i informacionit. Deformimi i të dhënave.
✱Sin.: shformim, çnatyrim, shtrembërim, prishje, shëmtim, shfytyrim, falsifikim.
►DEFORM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~UAR libr. 1. vetv. Humbas formën e rregullt të fytyrës a të trupit dhe shëmtohem, shtrembërohem; v. III i prishet forma, shformohet. Iu deformua fyt…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Ia prish dikujt formën e trupit a të një pjese të tij dhe e shëmtoj, shtrembëroj; ia prish formën diçkaje, shformoj. E deformoi kazanin (g…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORMÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është i shformuar; që ka humbur formën e rregullt; i shtrembëruar. Fytyrë e deformuar. Gishtërinj të deformuar. Këmbë të deformuara.2. fig., keq. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORMÚES,~E mb., libr. Që deformon; shformues; shtrembërues. Faktorë deformues. Forcë deformuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEFORMÚESH/ËM (i),~ME (e) mb., libr. Që mund të deformohet; i shformueshëm a i shtrembërueshëm. Softuer i deformueshëm. Materiali i deformueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë