Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DECENTRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zyrt., kal. 1. Kaloj një pjesë të funksioneve të pushtetit qendror organeve më të ulëta; zgjeroj të drejtat e organeve më të ulëta. Decentralizoj pushtetet.
2. Shkëput organet më të ulëta nga organet më të larta ose nga ato qendrore. Decentralizojnë pushtetin vendor.
3. Dobësoj centralizmin. Decentralizojnë ekonominë.
4. Shpërndaj, shpërqendroj.. Decentralizoj forcat (mjetet).
✱Sin.: shpërqendroj, shqendërzoj, shkëput, shpërndaj, dobësoj.
DECENTRALIZÍM,~I m. 1. zyrt. Veprimi kur decentralizoj diçka; kalimi i një pjesë të funksioneve të pushtetit qendror organeve më të ulëta, zgjerimi i të drejtave të organeve më të …
Shfaq përkufizimin e plotë →►DECENTRALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR zyrt., pës., vet. v. III e DECENTRALIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DECENTRALIZÚAR (i, e) mb. Që është decentralizuar; që ua kalon disa kompetenca organeve më të ulëta të pushtetit; kund. i centralizuar. Ekonomi e decentralizuar.✱Sin.: i shpërqendr…
Shfaq përkufizimin e plotë →DECENTRALIZÚES,~E mb., zyrt. Që decentralizon; që ia kalon disa kompetenca organeve më të ulëta të pushtetit (gjendja, kontrolli, vendimmarrja, burimet etj.); shqendërzues; kund. c…
Shfaq përkufizimin e plotë →DECENTRALÍZ/ËM,~MI m., libr. 1. Sistem i qeverisjes, i drejtimit dhe i organizimit politik, ekonomik etj., që mbështetet në shpërqendrimin e pushtetit dhe kalimin e një pjese të ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë