Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DEBÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Rrahje mendimesh a diskutim për një çështje me rëndësi. Debat i lirë. Debat i gjallë (i ashpër). Debat pas debati. Debat politik (shoqëror, shkencor). Hyj n…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÍKAS,~E mb., hist. Që lidhet me debatikasit, i debatikasve. Nxënës debatikas.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Anëtar i organizatës antifashiste “Debatik”. Aksioni i debatikasve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur debatoj me dikë për diçka; rrahje mendimesh; diskutim i hapur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DEBAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Diskutohet në mënyrë të hapur ndërmjet dy a më shumë vetave a palëve për një çështje të caktuar; bëhet debat me dikë; polemiz…
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bëj një debat a marr pjesë në një debat; polemizoj. Debatoj duke argumentuar me forcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÚAR (i, e) mb. Që është diskutuar; i rrahur gjerësisht dhe në mënyrë të hapur. Problem i debatuar. Çështje e debatuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÚES,~E mb. Që nxit debatin, që debaton a që ka frymë debati; polemizues. Artikull debatues.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÚES,~I m. sh. ~, ~IT Pjesëmarrës në debat. Debatues i mprehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DEBATÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesëmarrëse në debat. Debatuese e zonja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë