Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAVÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve. Ishin në dava me të. Bëri dava u grind. Gur-gur ngrihet kalaja, fjalë-fjalë niset davaja. (fj. u.). Kur s’ke ara në mal, mos bëj dava me çakejtë. (fj. u.).
2. Punë. Dava e vjetër. Dava boshe.
3. drejt., vjet. Ankim; gjyq. Bëri dava. Ngriti një dava. S’ka dava pa para .(fj. u.). Sherri do nge, davaja do para. (fj. u.).
✱Sin.: sherr, zënkë, grindje, mosmarrëveshje, telash, padi, gjyq.
♦ Ha *bukën e vet e bën davanë e botës (dikush). E humbi davanë (dikush) s’fitoi gjë, nuk ia arriti qëllimit, doli humbës, dështoi; e humbi lojën. Ka dava Janina! zgjat shumë diçka, sepse ka vështirësi, nuk kryhet a nuk zgjidhet aq lehtë e aq shpejt.
DAVARÍT (DAVARÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Përhap diçka andej e këtej, shpërndaj në të katër anët; shpërndaj një turmë njerëzish. Era e davariti tymin. I davariti retë.. Dielli e dava…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DAVARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Përhapet diçka nga të katër anët, shpërndahet andej e këtej; zhduket; shuhet ngadalë. Davariten retë. Davaritet mjegulla (errë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DAVARÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur davarit diçka; shpërndarje sa andej-këtej. Davaritja e tymit (e mjegullës). Davaritja e reve. Davaritja e njerëzve.2. fig. Heqja e dyshimit, e dhemb…
Shfaq përkufizimin e plotë →DAVARÍTSH/ËM (i),~ME (e) mb. Që merret me shumë gjëra njëherësh, që nuk është i përqendruar. Njeri i davaritshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →DAVARÍTUR (i, e) mb. 1. I shpërndarë, i përhapur. Re (mjegull) e davaritur.2. fig. I shpërqendruar; që i bredhërin mendja, me mendje të prishur. Me mendje të davaritur. Janë të dar…
Shfaq përkufizimin e plotë →DAVARÍTËS,~E mb. Që shpërndan, që përhap. Forcë davaritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DAVAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. Ai me të cilin kam dava, grindje, mosmarrëveshje a diçka të pazgjidhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë