Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÁT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar; shifra që shënon këtë datë. Data e sotme (e djeshme). Letër pa datë. I vë (shënoj) datën. - Sa është data sot?
2. Koha a dita, sipas kalendarit, në të cilën ka ndodhur një ngjarje e caktuar; treguesi i një akti (dokumenti, letre etj.), që shënon kohën (shekullin, vitin, muajin, ditën) kur ky është shkruar a është botuar; afat. Datë e shënuar. Datë historike. Datë jubilare. Data e ardhjes (e largimit). Data e fillimit (e mbarimit). Data e nisjes (e dërgesës, e kthimit). Data e lindjes (e vdekjes). Data e dokumentit. Datë e hyrjes në fuqi. Caktoj datën. Shtyj (ndryshoj) datën. Pa datë.
✱Sin.: afat, kohë, cak, vakt, vade, korë.
DÁT/Ë,~AII f. Frikë e madhe, tmerr, lemeri. Ka marrë datën. Punë e natës – punë e datës.(fj. u.). Gjeti bishtin sëpata, pyllin e mori data. (fj. u.).
2. Krupë, neveri, ndot, të vështirë. Të ngjall datën (dikush a diçka) ta pështiros, ta neverit, të shtie krupën.
✱Sin.: frikë, tmerr, lemeri, lebeti, llahtari, hata, neveri, krupë, ndot, të vështirë, të keq.
♦ Të kall (të shtie, të jep) datën (dikush a diçka) të tmerron, të tremb a të neverit diçka e keqe ose një njeri i frikshëm a i shëmtuar. Më zuri (më hyri) data u tmerrova, u tremba a u neverita nga diçka e keqe ose nga dikush i frikshëm a i shëmtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë