Fjalori
DASHTËR

DÁSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Acanthus) Bimë barishtore e egër, me kërcelldrejtë e të lartë, me gjethegjera, të çara e të kthyera nga lart, me gjembafortë, që çel në verë lulebardha. Lulet e dashtrës. Gjethet e dashtrës. Dashtra gjembake. Dashtra e Ballkanit. Dashtra e livadheve.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje dashtrash. Dashtra e Ballkanit (lat. Acanthus spinosus) bimë shumëvjeçare, me gjethemëdha, të thelluara, me dhëmbëza dhe maja gjembore, me lule tubulare, të bardha me nuancëpurpurt ose vjollcë, që janëmbledhuratufëgjatë vertikale, që arrin lartësinë 1 – 1.5 m. Dashtra e butë (lat. Acanthus mollis) bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë, me gjethe shumëmëdha, deri në 1 m të gjata, të gjera, të thelluara, pa gjemba, me lule tubulare, të bardha me nuancë rozë ose vjollcë, që është e kultivuar si bimë zbukuruesekopshte.
3. arkit. Zbukurimtrajtën e kësaj bime, i gdhendur në kapitelin e shtyllave korintike; motiv dekorativ. Shtylla mermeri me dashtër.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.