Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DASHAKÉQËS,~E mb. 1. Keqdashës; kund. dashamirës. Qëllim dashakeqës. Heshtje dashakeqëse e qëllimtë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Që të mos keqkuptohem nga dashakeqësit ose nga shtypi.
DASHAKEQËSÍ,~A f. Të qenët dashakeqës; keqdashje; kund. dashamirësi. Rast i keqinterpretuar me dashakeqësi. Ka dashakeqësi që nuk duan të sqarohen.
Shfaq përkufizimin e plotë →DASHAKEQËSÍSHT ndajf. Me dashakeqësi; kund. dashamirësisht. U paragjykuan ashpërsisht, pandershmërisht dhe dashakeqësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →DASHAKÉQ,~E mb. 1. Keqdashës; kund. dashamir. Njeri dashakeq. Grua dashakeqe. Vështrim (qëndrim) dashakeq. Fjalë dashakeqe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Fjalë prej …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë