Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DASH,~I m. sh. DÉSH, DÉSHTË 1. Mashkulli i deles. Dash i bardhë (i zi). Dash i egër dash me brirë të përkulur që rron zakonisht në pllajat e maleve të larta. Dash shyt. Dash i tredhur (tredhak). Dash vargër. Dash race. Dashi i këmborës dashi që i prin tufës së dhenve. Mish dashi. Kokë dashi. Brirët e dashit. Mori dash delja u ndërzye. Zihen si deshtë. Dash deti (zool) pelikan. Avash, avash bëhet shelegu dash. (fj. u.). Dashit të rritur nuk i dridhet briri. (fj. u.). Çdo dash (berr) varet nga këmbët e veta. (fj. u.). Shyqyr që u ther dashi, të hamë nga një copë mish. (fj. u.). Dashit të mirë i vihet këmbora. (fj. u.). Çupën e bukur e mbajnë në gojë, dashit të mirë i vënë këmborë. (fj. u.).
2. kryes. sh. Pjesët e dala prej guri në të dy anët e vatrës. Deshtë e oxhakut. Deshtë e zjarrit.
3. hist., usht. Tra i madh me majë prej metali, që përdorej si mjet për të shpuar muret e kështjellave a për të shpërthyer portat e tyre. E goditnin portën me dash. I shembën muret me dash.
4. astrol. (lat. Aries) Një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit.
5. fig. Njeri i shëndoshë, i bukur dhe i hijshëm (sidomos për fëmijët). - Dashi i nënës!
♦ U bë shelegu dash arriti në kohën e vet çdo gjë ose çdo njeri, u plotësua a u krye; kaloi koha që duhej për diçka. E bën shelegun dash (dikush) shih e bën mizën (pleshtin) buall (dikush). Dash me flokë burrë i shquar, burri më i mirë në një fshat, në një rreth familjar etj.; dash me këmborë. Dash me këmborë. 1. Njeri i zoti e i shquar, i pari ndër të tjerët; dash me flokë. 2. Kryetari i familjes a i fisit; udhëheqës, prijës. Si dashi me këmborë me siguri e me krenari; duke qëndruar në ballë; pa iu trembur syri (dikujt). Dashi i kurbanit (dash kurbani) ai, të cilit i ngarkohet faji i të tjerëve, ai që vuan për fajin e tjetërkujt dhe që ndëshkohet për të fashitur një gjendje të acaruar. Si dashi me rrurëzën shumë mirë, në pajtim të plotë njëri me tjetrin. S’është dash për atë këmborë (dikush) mospërf. shih s’është cjap për atë zile (dikush). Kërkon *brirët e dashit (dikush). Kërkon *shtjerrat e deshve (dikush). Kujto *mikun e bëj gati dashin. Tredh dashin (dikush) është shumë i fortë, kryen dhe përballon çdo punë, sado e vështirë qoftë; ka shpatulla arushe; e kafshon frerin me dhëmbë; ia shkul gjuhën ujkut.
DASHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Dasmori që sjell dash në dasmë si dhuratë; deshar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSHAS ndajf. Me dashje, enkas, qëllimisht. E bën dashas. Ia tha dashas.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSHE mb. Që e ka kësulën të trëndafiltë e hahet (për një lloj kërpudhe). Kërpudhë dashe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSH/E,~A f. sh. ~A, ~AT Kokrra misri të pjekura, që kanë plasur dhe janë hapur; pupagjela, kokoshka, pufka. Hëngri ca dashe.✱Sin.: pupagjel, gjeldash, pulëdash, laradash, kokodash…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Jastëk i vogël, që shërben për të ngulur në të gjilpërat; jastëçkë. Bëri një dashe. Ngul (vë) gjilpërën në dashe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSH/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Dhi manare. Kullot dashen. I vinte dashja pas.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSHEZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Acanthus mollis) Bimë barishtore njëvjeçare, e ngrënshme, që i ka gjethet si të angjinares e me gjemba të butë nëpër të çarat, që rritet gjatë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSHJ/E,~A f. 1. Dëshirë, vullnet dhe përpjekje për të bërë diçka; kund. mosdashje. Me dashje. Pa dashje.2. drejt. Marrëdhënie e caktuar psikike e personit ndaj veprës që kryen e q…
Shfaq përkufizimin e plotë →DASHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Dash që ka mbushur në vit, dash njëvjeçar, dash motak, sheleg.✱Sin.: sheleg, njëvjeçar, motak, vjetak, motmotar, rrunëzak, rrunak.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁSHUR ndajf. Duke dashur.♦ Dashur pa dashur pavarësisht nga vullneti e nga dëshirat e dikujt, si vetvetiu; dua s’dua; me hir a me pahir.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë