Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjë, mall, pronë, pjesë e saj, e ndarë midis pjesëtarëve që e kanë përfituar.
2. Vegël e drunjtë që shërben për të ngritur dhe për të ulur gurin e mullirit; levë e lëshimit të ujit në lug të mullirit. Ngriti (uli) dasën e mullirit.
3. Hulli përmes arës për kullim ose për ujitje; presë3. Dasat e ujit.
4. Enë e posaçme dhe e shkallëzuar prej druri, që përdoret për të ndarë prodhime të lëngshme ose të ngurta. Kjo dasë nxë njëzet e pesë okë.
5. Ndarja e dy a më shumë njerëzve që janë bashkë; ndarje. U hyri dasa mes njëri-tjetrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë