Fjalori
DARE

DÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gur peshe, që përdoret për vendosjen e peshoresekuilibër dhe për matjen e peshës; gramar.

DARË

DÁR/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël e metaltë, me dy krahë me kokëharkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë, dhëmbë etj.; fillpresë, kësaç. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi. Darë kovaçi. Darë dhëmbësh. Kap (shtrëngon) me darë. Shkul (nxjerr, e heq) me darë. E këputi telin me darë.
2. usht. Rrethimbëhet duke i marrë armikut njëkohësisht të dy krahët dhevjen gjithnjë duke u ngushtuar derisa e detyron atë të dorëzohet a të asgjësohet. Darë e hekurt. E mbërtheu (e futi) në darë. U mbyll dara. S’shpëton (s’del) dot nga dara.
3. fig. Gjendje e rëndë dhe e pashpresë, që ka mbërthyer dikë a diçka dhevjen duke u keqësuar vazhdimisht. Dara e vështirësive (e konflikteve). Dara e krizës (e urisë). Dara e vdekjes. I mbërthyerdarë.
Darë e hekurt libr. shtrëngim i rreptë, të cilit nuk i shpëton dot, detyrim me forcë për të vepruar sipas disa kërkesave ose për t’u dorëzuar; diçka e fuqishme dhe e ashpër, që të shtrëngon e të detyron. Ia nxjerr (ia shkul) me darë (dikujt) e detyroj me forcë a me këmbëngulje të më thotë ato që di, ia shkul si me darë; ia nxjerr me grep (me grepa). Njëri darës e tjetri çekiçit shih njëri i bie gozhdës (thumbit) e tjetri potkoit. Shtrëngohet dara bëhet gjithnjë e më e vështirë a më e rëndë diçka, keqësohetshumë gjendja, ndiheshngushtë e i shtrënguar nga dikush a nga diçka. Ia shtrëngoi darën (darët) (dikujt) e detyroi me forcëbëjë diçka, ia mblodhi me dhunë; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); i vuri gurëtzemër.

DARË

DÁR/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT etnogr. Darovë. Daja i dha nuses një darë. Ditën e dasmës shihnin darat e nuses.


Rezultate të ngjashme

►DÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shpërndahem. U darën retë. U darëm nëpër Evropë.2. vetv. Më bëhet dëm; vet. v. III pëson një dëm, prishet; çohet dëm diçka.3. vetv. Hutohem, e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.