Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÁNGO mb. 1. I ndyrë, i përlyer a i fëlliqur, i ndotur. Njeri (gjë) dango.
2. fig. I keq; i ulët e i pandershëm në veprimet që bën; i poshtër.
✱Sin.: i ndyrë, i fëlliqur, i përlyer, i zhyer, i ndotur, i ndytë, ndyracak, i ndragët, i qelbur, i njollosur, i pistë, pisanjos, i papastër, i lyrët, i laturisur, i zgjyrosur, i pandershëm, i ulët, i poshtër, i pështirosur, i lig, negativ, i pamoralshëm.
DANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj me dangë a me danga diçka; e njollos.2. fig. Ia njollos emrin e mirë dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →DANG onomat. Përdoret si fjalë tingullimituese për të shënuar zhurmën a tingullin që del nga goditja e menjëhershme e një sendi të fortë (zakonisht metalik) me një tjetër, për të s…
Shfaq përkufizimin e plotë →DANGÁLL ndajf., bised. Zbuluar, zhveshur. Po flinin fëmijët dangall.
Shfaq përkufizimin e plotë →DANGÁLL,~E mb., bised. 1. I shëndoshë e barkmadh; që është me bark të fryrë; dangallmadh.2. përçm. I trashë nga mendja, jo i zgjuar; që nuk merr vesh e që nuk bindet, i pagdhendur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →DANGÁLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njeri i shëndoshë e barkmadh, njeri me bark të fryrë. U takua me një dangall. -Ç’qe gjithë ai dangall!2. përçm. Njeri i trashë nga mendja; njeri…
Shfaq përkufizimin e plotë →DANGÚAR (i, e) mb. 1. Që i është bërë a i është shënuar një dangë; që i ka mbetur një dangë si shenjë dalluese. Me fytyrë të danguar nga dielli e puna.2. fig. I njollosur, i turpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →DANGÚ/LL,~I m. sh. ~J, ~JT DangëIII.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁNG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Damkë, njollë. Danga balte (boje). Dangat e diellit. Fytyrë me danga. Iu bë një dangë. Rrobë me danga. Ari s’vë as dangë as blanë. (fj. u.).2. f…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁNG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Bark i madh e i squllët. M’u fry danga. E mbushi dangën.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁNG/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Mace e porsalindur, këlysh maceje. Dangë maceje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë