Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAMKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur damkos dikë a diçka; vënia e një damke dikujt a diçkaje; vënie e shenjës dalluese me damkë zjarri, dylli etj.; vendosja e damkës. Damkosja e lëkurës. Damkosja e bagëtive. Damkosja e drurëve.
2. fig. Gjendja kur damkos dikë a diçka; njollosje e emrit të dikujt për ta turpëruar botërisht. Damkosje e turpshme.
✱Sin.: damkim, vulosje, turpërim, njollosje, fëlliqje, përdhosje, përlyerje.
DAMKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I vë dikujt a diçkaje një shenjë për ta dalluar nga të tjerët, i vë një damkë; e bëj me damkë. Damkos bagëtinë. Damkos drurët. Damkos me dyllë të kuq. Damkos me hekur të skuqur. E damkos në shpatull.
2. fig. I vë dikujt a diçkaje një njollë turpi, i vë damkë, e turpëroj botërisht. E damkosi me turp. E damkosën me vulën e tradhtisë.
✱Sin.: damkoj, vulos, turpëroj, balos, njollos.
DAMKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I vë dikujt a diçkaje një shenjë për ta dalluar nga të tjerët, i vë një damkë; e bëj me damkë. Damkos bagëtinë. Damkos drurët. Damkos me dyllë të kuq. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►DAMKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me damkë; bëhem me turp përpara të tjerëve, turpërohem botërisht. U damkos me turp.2. pës. e DAMKÓS.✱Sin.: damkohem, vulosem, turpëroh…
Shfaq përkufizimin e plotë →DAMKÓSUR (i, e) mb. 1. Që i është bërë një damkë, që është damkosur, me damkë; që i ka mbetur një shenjë dalluese. Krah i damkosur. Drurë të damkosur. Letër e damkosur. Lëkurë e da…
Shfaq përkufizimin e plotë →DAMKÓSËS,~E mb. Që i vë dikujt a diçkaje një shenjë për ta dalluar nga të tjerët me një vegël të posaçme; që i vë damkë. Vegël damkosëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë