Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DALLKAUKËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË keq. Të qenët dallkauk; veprim a sjellje prej dallkauku. Dallkaukësitë e oborrit mbretëror . Mes kësaj batërdie hileqarësh e dallkaukësie që e paguan xhepi ynë.
✱Sin.: dallkaukllëk, dyfytyrësi, dyfaqësi, hipokrizi, poshtërsi, maskarallëk, pafytyrësi.
DALLKAÚK,~E mb., bised., keq. Lajkatar e i pabesë; që është me dy faqe, hipokrit. Njeri dallkauk.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLKAÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised., keq. 1. Njeri lajkatar, që mundohet të nxjerrë përfitime për vete, duke u bërë qejfin atyre që kanë fuqi e pushtet; njeri i pabesë, që të shet e …
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLKAUKLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised., keq. Qëndrim, veprim a sjellje prej dallkauku. Bënin dallkaukllëqe. Kjo bën të mundur, ngrënien e kokave, por jo marrjen fund të korrupsi…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLKAÚKÇE ndajf., bised., keq. Si dallkauk. Ta punon dallkaukçe. Ajo punë do kujdes, nuk bëhet dallkaukçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë