Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DALLGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur dallgëzon deti; lëvizje e vrullshme e një mase të madhe uji në det, liqen etj. Dallgëzimi i detit (i liqenit).
2. fig. Lëvizje që ngjan me krijimin e dallgëve të detit. Dallgëzimi i grurit (i thekrës, i barit). Dallgëzimi i turmës. Dallgëzim i flokëve.
3. kryes. sh., fig. Ulje e ngritje në sipërfaqen e një sendi, valëzim. Dallgëzime kodrash.
✱Sin.: tallazim, valëzim, valëvitje.
DÁLLG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Valë e madhe në det, në liqen etj., që ngrihet e lëviz me vrull. Dallgë të fuqishme. Dallgët e detit. Nëpër dallgët e lumit. Kreshta (shkuma) e dallgëv…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËLÁRTË mb., poet. Që është me dallgë të larta. Det dallgëlartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËMÁDH,~E mb., poet. Që është me dallgë të mëdha; që vjen me valë të mëdha; që ka shumë valë. Det dallgëmadh.✱Sin.: tallazemadh, valëmadh, dallgëshumë, valëshumë, shkulmemadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËSHÚMË mb., poet. Që ka a çon shumë dallgë; që bën shumë dallgë; valëshumë. Në detin dallgëshumë.✱Sin.: dallgëmadh, valëshumë, valëmadh, shkulmemadh, tallazmadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËTHÝES,~E mb., ndërt. Dallgëpritëse. Ky mur dallgëthyes shërben për të ulur intensitetin e dallgëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DALLGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet me dallgë, dallgëzon. Deti u dallgëzua.2. fig., vetv. III Lëviz valë-valë, dallgëzon. Turma dallgëzohej.3. fig., vetv…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Bën dallgë, ka dallgë. Dallgëzon deti.2. fig., jokal. Lëviz dallgë-dallgë. Gruri dallgëzon. Turma dallgëzonte.3. kal. Bën që të ke…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËZÓR,~E mb., poet. Që dallgëzon, dallgëzues, valëzues. Liqen dallgëzor. Flokë dallgëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është me dallgë, që ka dallgë. Det i dallgëzuar.2. fig. Që lëviz si dallgë; që është si dallgë ose që të kujton dallgët, i valëzuar. Sipërfaqe e dallgëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLGËZÚES,~E mb. Që vjen dallgë-dallgë; që lëviz dallgë-dallgë; që ka formën e dallgëve; i dallgëzuar. Rrymë dallgëzuese. Lëvizje dallgëzuese. Kodra dallgëzuese. Tufë dallgëzuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë