Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DALLAVERAXHÍ,~E mb., bised. Që bën dallavere, që merret me dallavere; xhambaz. Njeri dallaveraxhi.
DALLAVERAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Ai që bën dallavere, ai që merret me dallavere. Dallaveraxhi i regjur ( i lindur).
DALLAVERAXHÍ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që bën dallavere, ajo që merret me dallavere.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉR/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET bised. Veprim i pandershëm i një njeriu të keq, i cili përpiqet që me rrugë të padrejta e me mashtrime të marrë a të fitojë diçka që nuk i tako…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVEREXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Dallaveraxhie. Si dallaverexheshë që është, gjithmonë gjen mënyra për t’u shpëtuar rregullave.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSH ndajf., bised. Pa kujdes, me trupin të lëshuar, shkujdesur. Po ecte dallavesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSH,~E mb., bised. 1. Që është i veshur pa kujdes, që nuk i mban mirë rrobat, që është pa shije në veshje. Dukej i varfër e dallavesh, me atë këmishë të qelbur, që ka gati nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSH vep., ~A, ~UR bised., kal. dhe jokal. Godas dikë me shuplakë, me kamxhik etj.; ia vesh me shpullë. Ia dallaveshi një të nxehtë, sa nuk pa nga i erdhi. Nuk e kuptoi pse ia…
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSHAZ ndajf., bised. Dallavesh. Rrinte dallaveshaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DALLAVÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. Bëhem pis nga rrobat, grisem, shkalafitem. U dallavesh i gjithi.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSHJ/E,~A f. Veprimi kur dallaveshim dikë; goditje me shuplakë, me kamxhik etj. Ndonjëherë, një dallaveshje të bën punë, - mërmëriti plaku.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALLAVÉSHUR (i, e) mb. Që i mban rrobat keq e pa kujdes, që i ka rrobat të grisura, i grisur;. Djalë i dallaveshur. Nuk mund të vish kështu halldupçe, i dallaveshur e pa lajmëruar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë