Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DALËFÁRËSH,~E mb. 1. I dalëfare, i shfarosur. Njeri dalëfarësh.
2. I mbrapshtë, i dalëdore; zullumqar. Djalë dalëfarësh. Ishte nga ata burra dalëfarësh që u shkojnë pas grave të huaja.
3. I çmendur, i dalëmendsh. Se vjen dikush dalëfarësh dhe të jep mend.
4. I mallkuar, i nëmur. Si s’pushuan këta dalëfarësh!
✱Sin.: i shuar, farëhumbur, i zhdukur, i humbur, i shfarosur, i zhbërë, i mbrapshtë, dackanar, dalëdore, dalëmendsh, zullumqar, dëmtues, shkatërrimtar, mujshar.
DALËFÁRE (i, e) mb. 1. Që nuk ka asnjë pasardhës (për familjen, fisin etj.), i shkretë. Shtëpi (fis) i dalëfare. Vatër e dalëfare.2. Që s’gjendet më nga ai lloj (për bimë, kafshë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë