Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAL vep., DÓLA, DÁLË 1. jokal. Shkoj nga një vend i mbyllur, i rrethuar etj. jashtë tij, duke i kapërcyer caqet e tij; shkoj nga brenda jashtë; kund. hyj, futem. Dal nga shtëpia (nga dhoma, çadra, nga zyra, nga fabrika, nga miniera). Dal nga autobusi. Dal nga qyteti (nga fshati). Dal nga deti. Doli nga pylli. Doli nga vatha (nga stalla). Doli nga strofulla (nga vrima, nga shpella). Doli nga streha (nga hija). Dal nga rreshti (nga radha). Uji (gazi) del me forcë (me shpejtësi) nga gypi. Tymi del nga oxhaku. Doli nga rrethimi.
2. jokal. Largohem përgjithmonë a përkohësisht nga një vend ku kam qenë, nga një mjedis i caktuar ose nga radhët e një kolektivi; kund. hyj. Dal nga puna (nga zyra) në orën katër. Nxënësit dolën nga shkolla. Dolëm vonë nga mbledhja. Bëj (marr) të dal.
3. jokal. Shkoj në një vend zakonisht të hapur, lë një vend e shkoj në një vend tjetër me një synim të caktuar; vete në një vend e qëndroj atje ose lëviz nëpër të për të mbaruar një punë; vete e zë vend diku. Dal shëtitje (rrugëve, fushave). Dolën malit. Dal nëpër ara. Dal në pazar. Dal për gjah. Dal me shërbim. Dilte çdo mbrëmje. Dal në lundrim (në det të hapur). Dal në punë. Dal në krye (në ballë). Doli te burri u martua. Nuk para del.
4. jokal., vet. v. III Buron nga diçka; vjen jashtë nga një send ose duke u shkëputur prej tij. I dolën jargë nga goja. I dolën djersët (lotët). Po del tym. I del avull nga trupi. Rrëshira dilte nga e çara e trungut të pishës. S’dalin dy lëkurë nga një dele (nga një berr). (fj. u.). S’del dhjamë nga pleshti. (fj. u.).
5. jokal. Përhapet; rrezatohet. Dalin shkëndija. Del dritë. Del një erë e mirë.
6. jokal., vet. v. III Shfaqet e duket; lind. Doli dielli (hëna). Doli drita. Dolën xixëllonjat.
7. jokal. Ndeshem a piqem me dikë, vete ta takoj, ta pres etj.; vete diku për një qëllim të caktuar; paraqitem para dikujt; dukem diku ku me shohin të gjithë; paraqitem. Doli para gjyqit (në gjyq). Doli para spektatorëve. I doli përpara të birit. I doli përpara makinës. Doli në skenë (në televizor). I doli një ujk. I doli në pritë. Na doli përpara papritur. Doli ta priste (ta përcillte). - Nga na dole kështu?
8. jokal., vet. v. III Më vjen përpara, ndeshem me të; shfaqet (edhe fig). Na doli një punë. U doli një vështirësi (një pengesë, një e papritur). Na dolën ca telashe. I doli në ëndërr. Më del para syve e kaluara. Më doli ujku mu përpara.
9. jokal., vet. v. III Shkëputet e largohet diçka nga vendi i vet, hiqet nga vendi ku është futur a është mbërthyer, ikën. I doli rrota qerres (karrocës, biçikletës, makinës). I doli vida (doreza). I doli bishti sëpatës (lopatës). I doli pyka (gozhda). Doli dera (dritarja) nga vendi. Doli peri nga gjilpëra. Dolën shtizat nga sythat.
10. edhe fig., jokal. Kapërcej kufijtë e zakonshëm, nuk përmbahem brenda caqeve të caktuara, zgjerohem, shtrihem; vet. v. III vërshon; shmanget. Doli nga rruga. Doli treni nga binarët. Doli topi nga fusha (sport.). Doli lumi nga shtrati. Guri del pak jashtë (nga vendi). I kanë dalë kockat (mollëzat). Doli nga tema (nga rendi i ditës). Doli përtej caqeve të diçkaje. Del jashtë mundësive (të drejtave) tona.
11. jokal., vet. v. III Prishet, shkëputet e bie nga vendi i vet; ikën diçka, humbet, nuk është më ose bëhet më e dobët, nuk e ka më forcën e mëparshme; zbeh. I doli boja tryezës. I doli kallai enës. I doli fundi kusisë. I doli ngjyra (boja) basmës (fustanit, murit). I doli shija (lezeti). I doli era.
12. edhe fig., jokal., vet. v. III Zbulohet e duket diçka, pasi i është hequr ose është grisur ajo që e mbulonte a e fshihte. I doli tabani tokës. I dolën themelet shtëpisë. I dolën gjunjët (bërrylat, gishtërinjtë). Doli e vërteta në shesh.
13. jokal., vet. v. III Mbin, rritet a shfaqet diçka; duket, shpërthen; më shfaqet (një sëmundje etj.). Doli gruri (misri). Ka dalë bari. Dolën sythat. I dolën dhëmbët (flokët). I doli mjekra. I dolën thinjat. I doli një xhungë (një i thatë). I doli verdhëza (bised.). I ka dalë lija (bised.).
14. bised., jokal., vet. v. III Mbaron, përfundon; ikën. Doli dimri (janari). Doli kisha (mesha) (fet.).
15. jokal. Shkëput lidhjet me të tjerët; iki nga një organizatë, nga një lidhje etj.; largohem nga një punë, nga një lojë etj.; lë. Doli nga organizata. Doli nga Lidhja (nga Traktati). Dal nga loja (nga gara). Doli nga puna. Doli nga lufta (nga beteja). Doli më vete u veçua, u shkëput.
16. jokal., vet. v. III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më ikën, më largohet, nuk e kam më; nuk është më (edhe fig.). I doli inati (zemërimi). I doli gjumi. I doli pija (rakia). I doli narkoza. I doli frika. Doli nga moda. Doli nga përdorimi (nga qarkullimi). Më mirë të të dalë syri sesa nami. (fj. u.).
17. edhe fig., jokal. Shpëtoj nga një gjendje e vështirë, e kapërcej diçka të keqe, një rrezik etj. Dolën nga rreziku. Doli nga kurthi. Dolëm nga prapambetja. Doli nga kllapia. Dolëm nga dimri. Nuk del nga kriza.
18. fig., jokal., vet. v. III Nuk mbetet diçka e fshehtë a vetëm në një rreth të mbyllur, por bëhet e njohur edhe për të tjerë; përhapet. Doli e fshehta (sekreti). I doli gënjeshtra (rrena) sheshit. I dolën të palarat. Doli lajmi anembanë. I doli nami për të mirë (për të keq). Doli fjala e morën vesh të gjithë. Doli fjala nga dhëmballa, e merr vesh e gjithë mëhalla. (fj. u.).
19. jokal., vet. v. III E ka burimin, buron, rrjedh (për lumenjtë etj.); vjen (edhe fig.). Drini i Zi del nga Liqeni i Pogradecit. Doli naftë (ujë). Lajmi ka dalë nga burime të sigurta. Urimi i del nga zemra.
20. jokal., vet. v. III Merret, nxirret a lind prej diçkaje; formohet; është prodhim i dikujt, prodhohet. Vaji del nga ulliri (nga lulja e diellit). Nga vezët dalin vemjet. Uji del nga bashkimi i hidrogjenit me oksigjenin. Nga shtresa e brendshme e kokosit del glukozë. Sapo doli nga fabrika.
21. fig., jokal. Kam prejardhjen shoqërore, vij nga një shtresë a klasë shoqërore, rrjedh. Ka dalë nga fisi i dëgjuar.
22. jokal., vet. v. III Botohet; shpallet. Doli një roman i ri. Doli gazeta. Doli vendimi (urdhri).
23. jokal., vet. v. III Vihet në shitje, në qarkullim etj. Dolën domatet (portokallet).
24. jokal., vet. v. III edhe fig. Vjen si përfundim i diçkaje, vjen si pasojë, si rrjedhim a si rezultat; rrjedh; paraqitet. Del si përfundim (si pasojë, si rrjedhim) i veprimit të tij. Del e nevojshme (e domosdoshme). Tashti del në plan të parë... Doli ndryshe puna. Prej kësaj del se... S’doli gjë ajo fjalë. S’del gjë prej asaj pune (nga ai njeri). Nga kërkimet s’doli ndonjë gjë e re. S’të del mundimi përfitimi është më i vogël nga puna a nga përpjekjet që bën. Çdo gjë doli ashtu siç ishte parashikuar.
25. fig., jokal., vet. v. III Vjen në një përfundim, gjen zgjidhjen që kërkohet a që dëshirohet, përfundon; zgjidhet. Përfundimi doli mirë. S’i dolën llogaritë. Na doli numër i madh. Ushtrimi nuk del nuk zgjidhet.
26. fig., jokal. Arrij në një përfundim të caktuar; bie a vij në një gjendje (të mirë a të keqe). Ndeshja doli 2-1 për ekipin vendës. Dal faqebardhë. Doli fitues (fitimtar). Doli i pari. Dolën barabar. Doli i mundur. Doli mirë (keq). Si dole? Doli i pafajshëm. Doli me humbje (deficit). Daltë për mirë! (ur.). Doli në selamet (bised.). Doli në lirim (vjet.) u lirua nga shërbimi ushtarak. Dal në pension shkëput përgjithnjë marrëdhëniet me qendrën e punës me të drejtë pensioni.
27. fig., kal. Jam i aftë të përballoj a të kryej një punë, një detyrë etj.; e kryej mirë një punë duke kapërcyer pengesa e vështirësi; jam i zoti e i aftë ta kundërshtoj, ta mposht a ta mund dikë; mund t'ia kaloj dikujt; mund t'i vihem përballë a të ballafaqohem me dikë në një punë etj.; përballoj, kaloj, shkoj. A ia del dot asaj pune? S’ka njeri që t’ia dalë. S’ia del dot me fjalë (me të keq). - Si ia dole kësaj të përpjete?
28. fig., jokal. Fitoj një profesion, pasi kam kryer një shkollë dhe kam përvetësuar dije e shprehi të caktuara; bëhem, arrij të jem. Doli inxhinier (mjek). Doli teknik i mesëm.
29. fig., jokal. I hyj diçkaje ose shkoj diku me vullnetin tim; marr përsipër të bëj diçka. Doli vullnetar. Doli i pari në olimpiadë. Doli dëshmitar (dorëzanë). Doli kundër dikujt a diçkaje.
30. fig., jokal. E tregoj veten se ç’njeri jam, më dalin në shesh të mirat a të këqijat që kam nëpërmjet sjelljes e punës sime. Doli njeri i mirë (i keq). Doli i zoti (trim, burrë i mirë). Doli i pabesë (tradhtar, batakçi).
31. jokal., vet. v. III Duket si është pasi provohet a pasi kontrollohet diçka, rezulton. Pjepri doli i ëmbël. Arra doli fyçkë. Veza doli e prishur. Ura doli e shëndoshë. Kali doli i fortë (zevzek).
32. jokal., vet. v. III Është i mjaftueshëm, mjafton, arrin. Del për një fustan (për një bluzë). Del edhe një jelek. S’i dolën paratë. Nuk më del koha. Mezi u dilte për të ngrënë. A na del mielli? Në mos del, tepron (shaka.) do të bëjmë si do të bëjmë, të mos qahemi. Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar (fj u.).
33. jokal., vet. v. III E ka drejtimin diku, të nxjerr a të çon në një vend a në një drejtim të caktuar. Shkallët dalin në kopsht. Kjo rrugë del në sheshin qendror.
34. fig., jokal., vet. v. III Bëhet ashtu siç mendohej a parashikohej, vërtetohet; kryhet. I doli fjala. Do që t’i dalë e vetja. Ëndrrat nuk dalin.
35. fig. Kam një qëllim të caktuar, synoj diku; qëlloj, godit. - Ku do të dalësh? - Prit, se aty do të dal! Gjithë debati dilte tek edukimi i fëmijëve.
36. fig., jokal., vet. v. III I jepet a i caktohet dikujt diçka (një mundësi, një e drejtë, një rast etj.), i shfaqet mundësia për diçka. I doli bursa (e drejta e studimit). I doli emërimi. I doli fati vajzës (vjet.) u fejua e u martua.
37. bised., kal., Kapërcej. Doli lumin me not. Doli pragun.
38. jokal., vet. v. III Sipas kuptimeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 15, 17, 26-29. Këtej nuk dilet. Dilet lehtë. Do t’i dilet mbanë edhe kësaj pune. Nuk i dilet përpara.
✱Sin.: shkoj, largohem, lë, vete, lëviz, buron, shkëputet, vjen, përhapet, rrezaton, shfaqet, duket, lind, ndeshem, piqem, takohem, pres, ikën, hiqet, shtrihem, zgjerohem, shmangem, vërshon, prishet, dobësohet, bie, zbehet, humbet, zbulohet, mbin, rritet, shpërthen, mbaron, përfundon, mësohet, kuptohet, rrjedh, pikon, botohet, shpallet, qarkullon, paraqitet, shitet, prodhohet, zgjidhet, rezulton, bëhem, diplomohem, formohet, mjafton, arrin, sos, vërtetohet, provohet, synon, qëllon, jepet, caktohet, kapërcen, kalon, përshkon.
♦ Doli nga *ama (dikush). Dal në *anë. I doli *asi (dikujt) libr. S’i kanë dalë (s’i kanë plasur) *arpallëkët (dikujt) iron. I doli *bakri (dikujt) keq. Doli (u ngrit) nga *balta (dikush). I ka dalë (i ka mbirë) *bari (në faqe) (dikujt). Doli nga *bataku (dikush). Dal nga *binarët. Dolën *bishta. I doli *boja (dikujt) keq. Doli (u bë) *bollë (diçka) krahin. I dola *borxhit (nga borxhi) (dikujt). Doli në *botë (dikush). Doli nga *brazda (nga hullia) (dikush). Dal në *breg. Dal në *cekë. I doli *çika (diçkaje) krahin. Doli *çirak (dikush) vjet. Të dalë ku të dalë! le të ndodhë çfarë të dojë (kur dikush vendos të bëjë diçka që mund të ketë pasoja jo të mira); të bëhet ç’të bëhet!; tym të bëhet!; ku rafsha mos u vrafsha!; ja hop, ja top!; ja shyt, ja fyt!; ku ta nxjerrë trapi (dikë); gjysma e mijës pesëqind! Ka dalë nga *defteri (dikush) shpërf. S’del për *dere (dikush). Doli në *diell (dikush). Më doli nga *dora (dore, duarsh, nga duart) (dikush a diçka). Doli në *dritë (dikush a diçka). Doli *duarbosh (dikush). Doli (mbiu) nga *dheu (dikush a diçka). S’i kanë dalë (ende) *dhëmbët (dikujt) shpërf. I doli *emri (dikujt). I doli (i ra) *era (diçkaje). Doli në *faqe. Ia doli në *faqe (dikush). Ka dalë *fare. I doli *fati (dikujt). Doli (iku) nga *faza (dikush) bised. I doli *filli (diçkaje). Më doli nga *fiqiri (diçka). Ka dalë nga *fiqiri (dikush) keq. Del nga *fjala (del fjale) (dikush). I kanë dalë *fjalë (dikujt). I doli *flaka (diçkaje). Doli me *flamur (dikush). Më dolën *fletë. I doli *fryma (dikujt). I ka dalë *fryma (diçkaje). I dal në *fund (diçkaje). Doli në *fushë (diçka). Më doli *gorricë (diçka). S’del *gjë (nga dikush). Më doli *gjuha një pëllëmbë (një pashë, nga vendi) tall. I doli *gjumi (dikujt). I dola *hakut (dikujt). Nuk më del *hesapi (llogaria). Doli në *hënëz (dikush). Më doli nga *hiri (dikush a diçka). Doli nga hullia (nga *brazda) (dikush). Më doli nga *hundët (për hundësh) (diçka). (Hëngri) sa i doli nga *hundët (për hundësh) (dikush). Ia do *hunda (dikë a diçka). I doli (i vajti) *huq (dikujt). I doli *içi (diçkaje). Dal *jashtë euf. Dal (vij) në *jetë. Dal (iki, ndahem) nga *jeta. I doli *kallaji (dikujt) keq. I dal (i rri) *kallkan (dikujt). Dola nga *këmisha. I doli *kësmeti (dikujt) vjet. I kanë dalë *kockat (dikujt). I doli *koka (diçkaje). I doli *kondakut (dikush) keq. Ka dalë (luajti) nga *kondaku (dikush) tall. Dal nga *kornizat libr. I dal (i bëhem) *krah (dikujt). Më dolën *krahë. I del *krehër (dikujt). Më doli (m’u bë) *kripë (diçka). I doli *kripa (dikujt a diçkaje). Ia dal në *krye (diçkaje). Nuk i doli në *kut (dikujt). Doli pa u *lagur (dikush). Dola *i larë. I doli (i iku) *lezeti (dikujt a diçkaje). (Të bën) të dalësh nga *lëkura (dikush). S’ka dalë nga *lëvozhga (e vezës) (dikush) mospërf. Dola *linjës. Doli nga *loja (dikush). Më doli (më ra) *lotaria. Sikur i del *lugati (dikujt) iron. I doli (i iku) *lyra (dikujt). Më doli *llapa tall., bised. Ia dal *mbanë (diçkaje). Nuk del në *mejdan (dikush) keq. Më doli (më iku) nga *mendtë (diçka). Doli *mendsh (dikush). Më doli nga *mendja (diçka). (Del) *mendje mbi mendje (dikush) iron. Më doli *mjekra. Dal nga *mosha. S’ka dalë jashtë *mureve (dikush). Doli (u nda) me *nder (dikush). Dal në *orbitë libr. Doli në *pah (dikush a diçka). Ka dalë në *pazar (diçka). I dolën *pendët (dikujt). I dal *përpara (dikujt a diçkaje). Nuk i dal (dot) *përpara (dikujt). S’ka dalë nga *pragu (dikush). Doli *puplash (dikush). I dolën *puplat (dikujt). Më doli nga *qejfi (dikush a diçka). Del në *reliev (diçka) libr. I ka dalë *rrënja (dikujt). I doli *rripi (dikujt) keq. vulg. Doli nga *rruga (rruge) (dikush). Doli në *sipërfaqe (dikush a diçka). I dal në *skaj (diçkaje). Doli në *skenë (dikush) libr. Doli (u largua) nga *skena (dikush) libr. Del nga *strofulla (dikush). Më dolën *sytë. Të del *syri (për dikë a për diçka). Nuk i dal në *sy (dikujt). I dolën *sytë (jashtë, nga vendi) (dikujt). Del në *shesh (diçka). Doli *sheshit (diçka). S’ka dalë nga *shpërgënjtë (dikush) mospërf. I doli *shpirti (dikujt). Dil o *shpirt të dalësh! I doli *shtupë (dikujt). Në mos del, tepron shaka. do të bëj si të bëj, të mos qahem për vështirësitë ekonomike; do t’ia dal me ato që kam. Doli nga *terezia (dikush). Më dolën *trutë. I doli *tymi (diçkaje). Tym të dalë! (tymi le t’i dalë!). Më dolën* thinjat. S’i del gjë prej *thonjve (dikujt). Doli mbi *ujë (dikush). Dal në *va. Sikur ka dalë nga *varri (dikush). Dal nga *vetja. Doli (u bë) më *vete (dikush). Del (vjen) *vetvetiu (diçka). Sa ka dalë nga *veza (dikush) mospërf. S’ka dalë nga *veza (dikush) mospërf. Më doli nga *zemra (dikush a diçka). I dal për *zot. *Fishek hyri e fishek doli (dikush) keq. *Hyjmë e dalim (me dikë). Si *hyri doli (dikush). Hyn me *mend e del pa mend (diku). Është dil të dalim (dikush) është kokëkrisur, nuk mendohet shumë për të bërë diçka; (është) si era e malit; e ka mendjen veri. Këtej i *hyn andej i del (dikujt) mospërf. Ka dalë në *mezhdë (dikush). Ka nisur t’i dalë *gjuha (dikujt) keq. Të del *syri (për dikë a për diçka). Nuk i dal në *sy (dikujt). Të dalshin (të plaçin) *sytë shar. I doli në *shteg (dikujt). Dola *shyt. Më dolën *trutë. I thotë *diellit ja dil a ja të dal (dikush). I doli *thonjsh (diçka a dikush). Doli udhe (nga udha, rruge, nga *rruga) (dikush). Doli nga *vallja (dikush). Doli nga *vatha (dikush). Nga një *vesh i hyn nga tjetri i del (dikujt). S’del *yndyrë (nga dikush). Më doli nga *zemra (dikush a diçka). I dal për *zot (dikujt a diçkaje).
DÁLE,~NI pasth., bised. Prit(ni) pak!, qëndro(ni) pak!; mos u ngut(ni)! (përdoret kur i drejtohemi dikujt, zakonisht në formë lutjeje a urdhri, për t’i kërkuar që të ndalet, të qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLI/E,~A f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Dahlia variabilis, Dahlia pinnata, Dahlia rosea) Bimë e familjes kompozite me rrënjë zhardhokore, që mbillet në kopshte e parqe e dallohet për l…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dalim prej diku a kur del diçka; të dalët. Dalja nga dhoma (nga qyteti, nga vendi). Dalja e ujit. Dalja e librit (e gazetës, e revistës). Da…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLË (i, e)I mb. Që ka dalë përsipër ose anash më shumë nga ç’duhet, që formon një të dalë në sipërfaqen e diçkaje; që ka dalë jashtë një vije a një radhe dhe duket mirë; që ka dal…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLË (i, e)II mb. Që ka parë shumë vende, që e njeh botën; kund. i padalë. Njeri i dalë. Është i dalë ai.✱Sin.: i shëtitur, i bredhur, i baritur, i parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLË (i, e)III mb., bised. Që është martuar diku, që ka dalë nuse (për vajzën). Kanë një motër të dalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DALË ndajf. 1. Atje ku isha me parë, përsëri në vendin nga ku u nisa; prapa. Kthehem dalë.2. Në mes, përgjysmë. Ia la fjalën dalë. I mbeti fjala dalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. I thatë, çiban, e kërcyer, brith, lungë, puçërr. Dalë nën sqetull. Dala e gjësë (mjek., veter.) plasja; erëkuqja.✱Sin.: çiban, rrëcok, i thatë, e kërcyer…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesë e ngritur dhe që dallohet mirë në sipërfaqen e diçkaje, vend i ngritur; diçka që ka dalë anash a jashtë një vije, një muri etj. E dala e s…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÁLË,~T (të) as. 1. Dalje. Të dalët e diellit. Në të dalë të qytetit.2. Koha kur një periudhë e caktuar është në mbarim e sipër, fundi i një viti, i një stine, i një muaji etj. Në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë