Fjalori
DAKTILIK

DAKTILÍK,~E mb., let. përbëhet prej daktilësh, që ka daktilë. Varg daktilik.


Rezultate të ngjashme

DAKTÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT let. Në poezinë greke e latine: këmbë trirrokëshe, në të cilën rrokja e parë është e gjatë, ndërsa dy të tjerat janë të shkurtra; në poezinë e sotme: këmbë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILÍM,~I m., libr. Mënyrë e kumtimit të mendimeve e të ndjenjave me anë të gishtërinjve, që përdoret nga shurdhmemecët. Merren vesh me anë të daktilimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOGRAFÍ,~A f. 1. Mjeshtëria e teknika e të shtypurit me makinë shkrimi. Kurs daktilografie. Mësoi daktilografi.2. bised. Dhoma ku punojnë daktilografistët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOGRAFÍK,~E mb. Që lidhet me daktilografinë a me daktilografimin. Makinë daktilografike. Gabim daktilografik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOGRAFÍM,~I m. Veprimi kur shkruajmë a kur shtypim me makinë shkrimi. Daktilografim me dhjetë gishta. Daktilografim pa parë tastierën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shkruaj me makinë shkrimi; shtyp diçka me makinë shkrimi. Daktilografoj artikullin (punimin). Daktilografoj në letër dylli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Shenja të gishtave; gjurmë gishtërinjsh të lëna pas kur majat e gishtave bien në kontakt me sipërfaqet, që janë të dallueshme për çdo individ dhe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOLOGJÍ,~A f., tek. Gjuha e shenjave, duke përdorur duart e gishtat, për të komunikuar me ata që e kanë të dëmtuar dëgjimin dhe të folurin. Interpretuesit e daktiologjisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOLOGJÍK,~E mb., tek. I daktilologjisë; që ka të bëjë me daktilologjinë. Interpretim daktilologjik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DAKTILOSKOPÍ,~A f., spec. Nëndegë e kriminalistikës, që paraqet metodën e identifikimit dhe të regjistrimit kriminalistik sipas studimit e krahasimit të figurës së vijave papilare …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.