Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÁJR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, i mbuluar nga njëra anë me lëkurë të tendosur, së cilës i bihet me gishta për të mbajtur ritmin e këngës ose të valles; def. I bie dajres. Shoqëron me dajre. Ngroh dajren ngroh lëkurën e dajres që të kumbojë më mirë. Kërcejnë me dajre. Pa pare s’ka dajre. (fj. u.).
♦ Kërcen sipas dajres (së dikujt) përb. bën siç thotë a siç do dikush, vete pas qejfit të tij; i shkon (i vete) pas avazit (dikujt). I vunë dajren (dikujt) e tallën, e përqeshën, e vunë në lojë; i varën (i vunë) teneqenë.
DAJREXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dajrexhie.
Shfaq përkufizimin e plotë →DAJREXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që di t’i bjerë dajres; ai që i bie dajres.
Shfaq përkufizimin e plotë →DAJREXHÍ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që di t’i bjerë dajres, ajo që i bie dajres.
Shfaq përkufizimin e plotë →DAJRÍ,~A f. sh. ~, ~TË etnogr. Plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej; pajë.✱Sin.: pajë, prikë, barrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë