Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAJANDÍSJ/E,~A f., bised. Veprimi kur dajandisim ndaj diçkaje (ndaj sëmundjes, ndaj vështirësive etj.); qëndresë.
✱Sin.: durim, durueshmëri, qëndresë, qëndrim, përballim, rezistencë, gëlltitje, mbajtje, përmbajtje.
DAJANDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Duroj, qëndroj. Nuk dajandisi në të ftohtë. Nuk dajandisi dot pa ujë. Dajandisi shumë (si burrat).
2. jokal., vet. v. III Rron mjaft kohë, i qëndron kohës, nuk prishet shpejt (për diçka). I dajandisën këpucët. Enët e baltës dajandisin mjaft.
3. kal. I bëj ballë, i qëndroj (një vështirësie, një sëmundjeje etj.); përballoj, mund. E dajandisi gripin. Nuk e dajandis të ftohtët.
✱Sin.: duroj, qëndroj, përballoj, mund, rezistoj, jeton, këndirr, përmbaj, mposht.
DAJANDÍ,~A f., bised. Durim, qëndresë. S’ka dajandi fare
Shfaq përkufizimin e plotë →DAJANDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Duroj, qëndroj. Nuk dajandisi në të ftohtë. Nuk dajandisi dot pa ujë. Dajandisi shumë (si burrat).2. jokal., vet. v. III Rron mjaft kohë, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →DAJANDÍSUR (i, e) mb., bised. Qëndrestar, durimtar.✱Sin.: i duruar, i durueshëm, durimtar, i fortë, i qëndrueshëm, qëndrestar, i gajretshëm, i përmbajtur, rezistent.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë