Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAFURRÚAR (i, e) mb., krahin. 1. Që kërkohet me rrëmujë, me ngut e pa sistem nëpër shtëpi; i rrëmujshëm, i ngatërruar. Gjë e dafurruar.
2. I pështjelluar, i koklavitur, i çakërdisur. Bisedë e dafurruar.
3. I shprushitur, i shpuzitur. Zjarr i dafurruar.
✱Sin.: i rrëmujshëm, i pasistemuar, i çrregullt, i ngutshëm, i nxituar, i hallakatur, i çoroditur, i tollovitur, i ngatërruar, i pështjelluar, i koklavitur, i kokolepsur, i çakërdisur, i shpërndarë, i hutuar, i turbulluar, i trullosur, i shastisur, i shprushitur, i shpuzitur, i shpupuritur, i prushitur, i përshkënditur.
DAFURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal.1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa andej-këtej e duke bërë rrëmujë; rrëmoj.
2. Rrëmih; punoj tokën me kazmë, me shatë etj.; shkrifëroj tokën.
3. Ngatërroj, bëj lesh e li. - Ç'po dafurron ashtu?
4. Shpupurit (zjarrin). Dafurroj zjarrin me mashë.
✱Sin.: kërkoj, ngut, nxitoj, shpejtoj, bubërroj, çmorrit, tollovit, mih, rrëmih, shkrifëroj gërmoj, prashit, çukëroj, ngatërroj, pështjelloj, koklavit, kokoleps, çakërdis, hallakat, çorodit, hutoj, turbulloj, trullos, shpërndaj, shastis, shpërpush, shpupurit, shpuzit, prushit, përshkëndij.
DAFURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal.1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa andej-këtej e duke bërë rrëmujë; …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë