Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAFURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal.1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa andej-këtej e duke bërë rrëmujë; rrëmoj.
2. Rrëmih; punoj tokën me kazmë, me shatë etj.; shkrifëroj tokën.
3. Ngatërroj, bëj lesh e li. - Ç'po dafurron ashtu?
4. Shpupurit (zjarrin). Dafurroj zjarrin me mashë.
✱Sin.: kërkoj, ngut, nxitoj, shpejtoj, bubërroj, çmorrit, tollovit, mih, rrëmih, shkrifëroj gërmoj, prashit, çukëroj, ngatërroj, pështjelloj, koklavit, kokoleps, çakërdis, hallakat, çorodit, hutoj, turbulloj, trullos, shpërndaj, shastis, shpërpush, shpupurit, shpuzit, prushit, përshkëndij.
DAFURRÚAR (i, e) mb., krahin. 1. Që kërkohet me rrëmujë, me ngut e pa sistem nëpër shtëpi; i rrëmujshëm, i ngatërruar. Gjë e dafurruar.2. I pështjelluar, i koklavitur, i çakërdisur…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë