Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DAFÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Laurus nobilis) Dru a shkurre që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët; lar. Dafinë fletëgjerë (fletëngushtë). Druri i dafinës. Degë (fletë, gjethe) dafine. Pyll dafinash. E diela e dafinave (e larit, e luleve) (fet.). e diela një javë para pashkëve. Ku e ka krushku shtëpinë? / Te porta me llamarinë, / Te ballkoni me dafinë. (folk.).
2. Degë me gjethe nga ky dru; gjethet e kësaj bime, që përdoren në mjekësi etj. dhe si erëza për gjellë. Vaj dafine. Erë dafine. Kurorë dafine kurorë prej degëve të dafinës si simbol i fitores dhe i lavdisë. Zbukuroj (stolis) me dafina. Tavë peshku me dafinë.
3. vet. sh., fig. Degë nga kjo bimë ose kurorë me degë të tilla, që mbahet si simbol i fitores dhe i lavdisë. Dafinat e fitores.
♦ Fle mbi dafina (dikush) libr. është i vetëkënaqur me fitoren që ka arritur dhe është i shkujdesur, ka rënë në qetësi pas arritjes së një suksesi, të një fitoreje etj., ia ka marrë mendtë lavdia dhe nuk punon e nuk përpiqet për më tej. *Kurorë dafinash libr. E mbuloi me dafina (dikë) i dha lavdi të madhe dikujt, e nderoi dhe e lëvdoi shumë për diçka që ka bërë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë