Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►DËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Lind foshnjën para kohe të vdekur (për gruan); kryes. v. III pjell para kohe, shtie (për bagëtinë). Dështoi gruaja. Dështoi delja (lopa).
2. kal. dhe jokal. E nxjerr foshnjën para kohe, kur s’është e aftë të jetojë, prish barrën. E dështoi foshnjën. Dështoi në të tretin.
3. fig., jokal. Nuk ia arrij qëllimit në një punë a në një veprimtari që ndërmarr, nuk ia dal në krye, me shkojnë kot mundimet e përpjekjet, pësoj humbje, humbas; nuk ka sukses, shkon kot (për përpjekjet, veprimet). Dështoi plotësisht (me turp). Dështoi mbledhja (shfaqja). Dështoi plani. Dështoi sulmi. Dështuan të gjitha përpjekjet. Kush nxiton, dështon. (fj. u.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë